Themelohet Shoqata “Penda”

Sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit, Shoqata jonë “Penda” realizoi daljen e saj të parë publike përmes një aktiviteti të rëndësishëm kulturor dhe shkencor, me promovimin e librit “Shqipëria Veriore (1878–1918) dhe impakti i fuqive evropiane” .

Libri përmbledh aktet e konferencës shkencore ndërkombëtare të mbajtur në Shkodër, më 18 tetor 2024.

Në këtë aktivitet referuan me fjalën e tyre:

Fjalën e rastit në emër të shoqatës e mbajti:

Sidorela Berishaj – Nënkryetare e Shoqatës “Penda”

Fjala e nderit:

Gjergj Leqejza – Konsulli i Nderit të Austrisë në Shkodër

Panelistët:

Prof. Dr. Nertila Haxhia Ljarja

Dr. Dom Nikë Ukgjini

Prof. Dr. Adnan Prekiq

Mark Junçaj – Historian dhe kryetar i Shoqatës “Penda”

Aktiviteti u moderua nga Nevila Nikaj, anëtare e shoqatës.

Si një shoqatë e re e themeluar në Komunën e Tuzit, “Penda” synon të jetë një platformë e hapur për promovimin e dijes, kulturës dhe vlerave tona kombëtare.

Misioni i shoqatës “Penda” është dhënia e kontributit në edukimin dhe pasurimin kulturor të shoqërisë përmes aktiviteteve që e mbështesin kërkimin shkencor, promovimin e artit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, historike, letrare dhe gjuhësore.

Vizioni i kësaj shoqate është të ndërgjegjësojë shoqërinë për vlerat që i ka zona e Malësisë së Madhe dhe synimi i krijimit të aktiviteteve dhe iniciativave që i japin zë kulturës dhe historisë sonë dhe që e bëjnë atë më të gjallë ndër breza.

Gjatë këtij promovimi, të pranishmit patën mundësinë të njihen më nga afër me përmbajtjen e librit dhe rëndësinë e periudhës historike që ai trajton.

Diskutimet e zhvilluara theksuan rolin e studimeve historike në kuptimin e së kaluarës dhe ndikimin e saj në ndërtimin e së ardhmes.

Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm për Shoqatën “Penda” dhe një fillim premtues në angazhimin tonë për të sjellë më shumë aktivitete të tilla në të ardhmen, në shërbim të komunitetit dhe zhvillimit kulturor në Komunën e Tuzit.

Kushtrim Azemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe pritja e tyre nga administrata osmane

Sun Apr 5 , 2026
Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit, Vilajeti i Kosovës humbi një pjesë të territoreve verilindore, respektivisht Sanxhakun e Nishit me kazatë e Prokupjes, Kurshumlisë, Leskocit dhe Nishit me një popullsi të përgjithshme prej 165 000 banorësh, nga të cilët, sipas të […]

You May Like