“NË ËNDRRAT PA VELA” nga Blerta

Në ujëra të trazuara marrin jetë,

Brigjeve të qeta vënë kokën.

Anije që lundrojnë drejt qiellit,

Diellit në prehër ia vënë kokën.

Horizonteve të paskaj,

Pa një hartë që t’i udhëzojë,

Ëndrrat pa vela udhëtojnë,

Pa qiellin mbi kokë,

Pa tokën nën këmbë.

Horizonteve pa fund,

Brigjeve pa jetë,

Japin frymë, ndezin dritë,

Ëndrrat pa vela ,të përgjumura.

Nuk i zgjon gjumi,

Mëngjesi nuk i kthjell,

Lundrojnë pa pyetur,

Në zemra plot jetë.

Kushtrim Azemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Like