
Letra që nuk u dërgua kurrë Sot shfletoj kujtimet si faqet e një libri të harruar, që dikur e doja me gjithë shpirt… Gjeta shumëçka që kisha harruar, apo ndoshta që kisha dashur t’i harroj.
Po a i kisha harruar në të vërtetë?! Disa çaste, edhe po t’i harroj mendja, është zemra ajo që nuk i fshin kurrë… Tani gjeta edhe një libër të vjetër, pikërisht aq të vjetër sa edhe vetë këto kujtime.
M’u rrah zemra fort, por e hapa. E ndjeja sikur aty kisha një pjesë timen që s’e fshija e as nuk e ngjallja më. Në mesin e atyre faqeve të lodhura, të hapura qindra herë, gjeta një letër… një letër të shkruar me shumë dashuri, me kujtime të bukura, momente të jetuara dhe ëndrra të mëdha.
Ëndrra që nuk e panë kurrë dritën. Po pse kjo letër ishte në mesin e kujtimeve të mia, kur ishte shkruar nga unë?! Ndoshta ishte më mirë kështu… ndoshta. Ndoshta do të ketë një fillim të ri që ajo u shfaq pikërisht tani. “Letra që nuk u dërgua kurrë” mund të jetë fillimi i një realiteti të mbarë. Ndoshta postieri tani