Shkruan Blertë Tmava Veselaj ” DIFERENCA”

U mundova të jem një vijë e hollë
Që ndan të mirën nga e keqja
Një presje që bën diferencën
Një lot që lind nga gëzimi.

U mundova edhe atëherë
Kur gërryeja jetën me thonj
Kur fryma pakësohej
Dhe pullazi më binte mbi kokë.

U mundova edhe kur pikturoja hije
Sepse e tillë më dukej vetja
Kur kapja të padukshmen me duar
Dhe shihja të zezën në çdo pikë.

A ja dola?
Nuk e di.
Ndoshta mbeta veç një vijë,
Ndoshta një shtizë.
Diferenca vjen nga ti .

morrisi.2019@gmail.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Themelohet Shoqata "Penda"

Mon Mar 30 , 2026
Sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit, Shoqata jonë “Penda” realizoi daljen e saj të parë publike përmes një aktiviteti të rëndësishëm kulturor dhe shkencor, me promovimin e librit “Shqipëria Veriore (1878–1918) dhe impakti i fuqive evropiane” . Libri përmbledh aktet e konferencës shkencore ndërkombëtare të mbajtur në […]

You May Like