Autorja Nevila Nikaj emocionon publikun në “Ora e Maleve” me poezinë “Dhimbje që nuk e fshin koha”

Autorja nga Tuzi, Nevila Nikaj mori pjesë në edicionin XVI të Manifestimit Tradicional Kulturor Ora e Maleve, një manifestim i veçantë artistik dhe kulturor që i kushtohet kujtimit të refugjatëve kosovarë të vrarë gjatë vitit 1999 në territorin e Rozhajës.


Në këtë ngjarje me vlera të mëdha historike dhe shpirtërore, Nevila Nikaj u paraqit me poezinë “Dhimbje që nuk e fshin koha”, duke përcjellë emocione të thella, kujtesë dhe mesazhe njerëzore përmes vargjeve të saj prekëse. Interpretimi dhe ndjeshmëria artistike e autores krijuan emocione të forta te publiku i pranishëm, duke e bërë poezinë një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes kulturore.
Për kontributin dhe pjesëmarrjen e saj në afirmimin e poezisë shqipe, autorja u vlerësua me Mirënjohje nga organizatorët e manifestimit, me motivacionin:
“Për afirmimin e poezisë shqipe dhe prezantimin e saj në të gjitha trevat shqiptare dhe pjesëmarrjen në Edicionin XVI të Manifestimit Tradicional Kulturor ‘Ora e Maleve’.”

Kushtrim Azemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Like