Nga Nevila Neziraj – “Dashuria” (Poezi)

Sot nuk flitet shumë rreth dashurisë
Prandaj shpirti është i uritur
Më shumë rreth pasurisë
Ndërsa trupi ka pjesë për t’u shitur

Sot nuk flitet shumë rreth familjes
Prandaj ka më pak se kurr fëmijë
Më shumë rreth trendeve dhe shetitjes
Të rinjtë diskotekat kanë shtëpi

Sot nuk flitet më rreth humanizmit
Narcistët e kanë stafetën në dorë
Më shumë po i jepet rëndësi krimit
Altruizmi është shuar si përvojë

Sot flitet më shumë për politikë
Bota është zhveshur nga lumturia
Më vjen keq që i përkas këtij shekulli
Ku kanë humbur vlerat dhe mirësia

Kushtrim Azemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Like