Shkruan Migel Flor : Ligji i Katërt

Ligji i Katërt

Ligji numër katër i djallit thotë:

mos u gjunjëzo para askujt.

Ti je më i fortë se frika që të sheh nga lart,

më i drejtë se hija që kërkon të të ulë.

Respekto sa i takon,

fjalën, kufirin, njeriun,

por mos e fal kurrë shtyllën e shpinës,

se krenaria që thyhet

u mëson të tjerëve si të të shtypin.

Mos kërko tempuj për t’u përulur,

muret janë të ftohta,

dhe lutjet shpesh bien mbi gur.

Dil në natyrë

aty ku mali s’ka altar,

dhe era s’të pyet kush je.

Qëndro drejt nën qiell,

me rrënjë në tokë, me ballë nga drita.

Kush s’u përkul kurrë pa arsye,

i bën të tjerët

të mësojnë respektin

pa e kërkuar me zë.

Migel Flor

Kushtrim Azemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën, epiqendra në Shtërpcë

Tue Feb 10 , 2026
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Shtërpcës. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 22:05:08 me kohë lokale, në thellësi prej rreth 10 kilometrash. Tërmeti është ndjerë në disa rajone të vendit, si dhe në […]

You May Like