Njohja dhe dënimi i genocidit armen, dëshprimi i Erdoganit, dhe genocidi turko-osman ndaj shqiptarëve.

0
419

(Mohimi i genocidit është akti i fundit i një genocidi).

Nga Ndue  BACAJ

Genocidi armen, i njohur edhe si “E Keqja e Madhe”, apo “Krimi i Madh”, siç quhet nga vetë armenët (Medz Yeghern), përfshin shfarosjen sistematike të 1-1.5 milion armenëve (ortodoks apo katolik), nga ana e qeverisë turke-osmane brenda territoreve të tyre historike. Në të vërtetë, njihen dy fushata të mëdha kundër armenëve; ajo e Sulltanit Abdyl Hamid II në vitet 1894-1896 dhe shfarosja e armenëve në vitet 1915-1916.

Njohja dhe dënimi i genocidit armen…

Nga fundi i muajit prill (2021), Presidendi SHBA-s Joe Biden njohu botërisht  genocidin armen…duke deklaruar se masakrat e vitit 1915 ndaj armenëve nga Perandoria Turke-Osmane përbëjnë genocid. Kjo njohje, por edhe dënimi i masakres genocidiste turke-osmane mbi popullsinë armene, vjenë pas miratimit të rezolutës në mënyrë unanime (dhjetor 2019) nga  Senati Amerikan,  që njeh dhe dënon genocidin turko-osman kunder armenëve, rezolutë që mbeti disi në heshtje nga ish Presidenti Donald Tramp. E njohin zyrtarisht genocidin armen, përveç vetë Armenisë edhe 22 shtete në mes të cilave edhe Belgjika, Kanadaja, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Polonia, Rusia, Sllovakia, Suedia, Zvicra,  Selia e Shenjtë e tjerë… Interesant tingëllon, se vetë Perandoria Turke-Osmane, me vendimet e Gjykatës ushtarake turke, të viteve 1919-1920, e njohu genocidin kundër armenëve dhe i dënoi me vdekje autorët. Megjithatë, gjatë rilindjes turke, të gjithë atyre, që gjykata i konsideroi fajtorë në vitin 1921, iu dha amnistia… Në vitin 1987, Parlamenti Evropian njohu genocidin armen . ndersa  mospranimi i këtij genocidi nga ana e Turqisë është një nga pikat, që e ka frenuar rrugën e Turqisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Mirpo sot kur Turqia është antare e NATO-s dhe “ishte” kandidate për në BE , presidenti i Turqisë, i vetshpalluri si trashigimtar i sulltanëve të perandorisë Turke-Osmane, Rexhep  Taip  Erdogan, është “dëshpruar” veçanarisht nga njohja e genocidit armen nga Presidenti i SHBA-s  dhe shteteve themel të BE-s , Vatikani e më gjërë. Gjuha e perdoruar nga Erdogani dhe veqelët e tij, kunder atyre që e njohen e dënuan genocidin armen (e veçanarisht kunder SHBA-s dhe Vatikanit) ishte sa arrogante aq idiote. Erdogani me këtë gjuhë, genocidin armen, të kryer nga perandoria (e vdekur Turke-Osmane), e identifikon me Turqinë së “re” dhe vehten e tij si sulltani i ri që kerkon të ringjallë perandorinë turke-osmane. Per të mos merzitur lexuesit nga  Erdogani e veqelët e tij, mendova të  citoj fare pak nga dy “shashkat” e gjuhës  sulltaniste të Erdoganit, kundër presidentit të SHBA-s  dhe Kreut të Vatikanit: “Ne dënojmë me forcë dhe hedhim poshtë deklaratat e presidentit amerikan të cilat përsërisin vetëm akuzat e atyre që axhenda e tyre e vetme është armiqësia ndaj vendit tonë, Ndersa kur Papa Francesku e kishte cilësuar si genocid vrasjen e 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Turke-Osmane, Erdogani ndër të tjera do të  paralajmëronte Papën: të mos e përsërisë më këtë gabim”.

Dëshprimi i sulltan Erdoganit “neser”, kur të njihet e dënohet genocidi turko-osman mbi shqiptarët e Shqipërinë Etnike.

Nëse sulltan Erdogani i Turqisë, sot është kaq i dëshpruar e revoltuar për njohjen e genocidit armen, të kryer nga të parët e tij, sa dëshprim e revoltë do të kenë “nesër” sulltani i “ri”, kur  të njohin e dënojnë SHBA-ja, presidenti i saj Joe Biden dhe shtetet kryesore të BE-s e më gjërë, genocidin shqiptar të perandorisë turke-osmene 450 vjeçare, , ?!. E themi këtë pasi me të drejten e Zotit një grup personalitetesh Shqiptare , por edhe Europiane e Botërore (megjithse deri tani emrat e tyre ruhen për të mos u ekspozuar…), kanë filluar mbledhjen dhe pergatitjen e dokumentacionit perkatës për të vertetuar genocidin turko-osman mbi shqiptarët , trojet e tyre etnike, mbi kulturen , besimin, qytetrimin  dhe trashigiminë Europerndimore. Sipas disa burimeve që nuk duan të dentifikohen (pasi në Shqipëri ende qeverisë , Veziri i deklaruar “vëlla” i Erdoganit), matrialet e genocidit turko-osman janë shumë voluminoze , pasi perfshijnë një periullë kohore që fillon që heret me pushtimin e Shqiperisë nga perandoria turke-osmane e deri kur  Shqipëria fitoi pavaresinë. Sipas burimeve në fjalë në këto matriale genocidi do të perfshihen edhe krimet e masakrat turke-osmane mbi Shqipërinë, duke specifikuar ato të pushtimit (1478-1479) të kalave e kështjellave, si ato të Krujës, Lezhës, Drishtit e veçanarisht atë të Shkodres, ku para pushtimit turk, kishte 25 mijë banorë ndëra pas luftimesh e pushtimit , shpetuan gjallë 450 burra dhe 150 gra, ku edhe këta banorë autokton u larguan për në venedik.  Ndersa banoret e parë të ri në Shkodër e më gjërë u bënë pushtuesit dhe magjypët apo egjyptianët , që osmanet i perdornin si kovaçë apo sherbëtor të bindur , si burrat apo femrat e tyre… Dokumentimi i krimeve me permasa genocidi ndaj shqiptarëve vijon vit pas viti, qytet pas qyteti, në kala e kështjella, në të gjitha trojet etnike shqiptare prej rreth 130 mijë km2.  Historia e genocidit turko-osman është aq e madhe sa sipas shifrave të peraferta janë evidentuar deri tani mbi 850 mijë të vrarë e masakruar vetëm se ishin shqiptarë-europian… Nga këto krime e masakra që nuk kishin të ndalur për rreth 450 vite, bien ë sy edhe masakra e “vonë e 9 gushtit të vitit 1830, kur  Mehmet Reshit Pasha i fton feudalët shqiptarë të Toskërisë në Manastir për t’i njoftuar (gjoja) reformimin e ushtrisë osmane sipas stilit evropian. U vendos që ushtria turke të realizonte një paradë ushtarake dhe më pas do organizohej një festë enkas për feudalët shqiptarë të Jugut. Në kohën kur ushtria po parakalonte para të ftuarve, turqit i drejtuan armët nga tribuna dhe brenda pak minutave 1000 feudalë shqiptarë vriten në mënyrë makabre. Një pjesë e madhe e kokave të tyre përfunduan në Stamboll. Kjo masakër genocide e kryer nga perandoria turke-osmane , kishte si qellim zhdukjen e ketyre feudalëve  patriotë që punonin e luftonin për të mirën e Shqipërisë. Në dokumente genocide  zë vend edhe kryengritja kundër turke-osmane e Malësisë së Madhe e vitit 1911, ku u vranë qindra malësorë dhe u shkretuan qindra shtepi e familje, si dhe deklerata e komandantit ushtrisë turke (Shefqet Tergut Pasha) që kerkonte të zhdukë nga faqja e dheut fiset shqiptare të Malësisë Madhe e më gjërë dhe në vend të tyre të sjellnin boshnjakë të turqizuar… Genocidi ndaj Shqiperisë Etnike permban edhe një specifikë interesante , pasi perveç evidentitmit të vrasjeve, krimeve e masakrave nga turko-osmanët kundër shqiptarëve , permban edhe genocidin fetar, kulturore,  jetësor, si dhe “genocidin” kunder trojeve etnike shqiptare, në favor të fqinjëve sllavë. Nga këto dokumentime genocide mendova të kujtoi: Në trojet shqiptare të Kosovës, pas masakrave e krimeve genocide të herë pas hershme, shumicën e popullsisë autoktone e detyroi të lëshojnë fenë e besimin e vet europerendimore dhe të marrin atë turko-osmane, ndersa ata që e kundershtonin i vrau ose e detyroi të lëshojnë trojet e veta. Ndersa në vend të tyre solli jo pak kolonë serbo-sllavë. Mjerisht edhe një pjesë shqiptarëve që do të “rezistonin” apo do të vinin të banonin në trojet shqiptare të Kosovës , jo vetëm i detyroi të perqafojnë besimin turk , por ndër mote e shekuj, nuk i regjistroi si shqiptar , por si turq… Gjë që sot shovenët serb e perdorin si argument se gjoja Kosova është tokë “serbe” e banuar nga kolonë musliman të sjellur nga Turqia e gjetkë…  Në dokumentet genocide është shenuar se si disa krahina e troje shqiptare nën Malin e Zi e Serbi janë sllavizuar me ndihmene pushtuesve turko-osma. Si shembull merren krahinat e Piperit, Kuçit e tjerë, ku pushtuesi turko-osman popullsinë katolike të ketyre krahinave kryengritëse , nuk donte ta linte në besimin e saj europerendimorë , pasi ky besim frymzonte shqiptarët per të lufuar pushtuesit aziatikë. Për të realizuar këtë genocid  fetarë, perandoria turke-osmane pasi dështoi për ta kthyer shumicëne popullsisë në fenë islame në keto troje shqiptare, pushtuesi , duke pasur jo pak aleat ortodoksinë sllave , “toleroi” që kjo popullsi që nuk pranon fenë turke , të pranojnë atë ortodokse , që edhe ajo si katolikja ishte kristiane. Mjersiht në keto treva etnike shqiptare kjo manover në shumicën e popullsisë u pranua. Mirpo dalngadal , dekadë pas dekadës këta shqiptarë në trojet etnike shqiptare me  ortodoksinë që e prqafuan , humben edhe kombësinë shqiptare, ku me dhunë e ku me joshje sllave.  Si rezultat sot Kuçi, Piperi e tjerë jo vetëm kanë pranuar thuajse plotësisht kombësinë sllave, malazeze apo serbe, por në veçanti kuçasit janë kontigjenti më militant proserb në Malin e Zi… Vlenë të shënohet se ata kuças që nuk pranuan ortodoksinë , u detyruan të pranojnë besimin islam të pushtuesit , ku pjesën më të madhe të tyre  i sistemojë në krahina e vende të ndryshme të Shqipërisë. Ndersa një pakicë qendrestare e besimit katolik , u detyrua të ikin nga Kuçi e tjerë dhe të strehohen në malet e Malësisë e Shqipërisë. Rasti “konkret” i Dedlit nga Drekalori i Kuçit, që u strehua me 9 djemët e tij në Katund të Kastratit (shpella e dhênëve) , dhe për rrjellojë pasardhësit e tij (pas rreth 14 brezash) janë shumica e shumicës  të Kastratit të sotëm të Malësisë së Madhe) etj. I tillë genocid nga perandoria turke-osmane është bërë ndaj gjithë popullsisë autoktonte Shqiptare, që jo vetëm i masakruoi, por edhe i përdhunoi, u mori nderin e pasurinë, u shkatërroi kulturën dhe besimin europerendimorë të të parëve, duke ua zëvendësuar ato me kulturat e besimin e tyre… Pushtuesit turq mbushën trojet Shqiptare me xhamia, me zakone të tyre, me mbulimin e femrave, me martesa poligame e martesa brenda gjakut, me  pedofilizëm, me hafijëllëk, me smirë etj… Në këto kushte populli shqiptarë jo vetëm që u asimilua, por fatkeqësisht ndjeku besimin, zakonet dhe kulturën turke-osmane antieuropiane. Edhe sot mjerisht  në trojet etnike shqiptare (Kosovë, Shqipëri , Maqedoni e  Veriut, Malë të Zi e Serbi…) ende ka shumë shqiptarë që perandorinë turke-osmane , jo vetëm nuk e njohim për pushtuese e mjeruese të shqiptarëve e trojeve të tyre etnike , por e konsiderojnë si shpetimtare të shqiptarëve ndër shekuj e deri sot. Këta anadollakë të brezit të vjetër e të ri janë gurët nën rrota të demokracisë ,  Shqiptarisë e Shqipërisë Europiane, janë ata që më shumë dëgjojnë dhe u gëzohen “pordhave” të Erdoganit” se ndihmave të sinqerta , fjalëve e këshillave dashamirëse të BE-s, janë ata shqiptarë të “turqizuar” që duan bythën në turqi dhe kokën në Europë… Në Shqipëri genocidi armen  e aq më pak genocidi turko-osman ndaj shqiptarëve  nuk kujtohet asnjëherë  nga qeveritarë , pushtetarët e politikanët shqiptarë. Kjo çeshtje thuajse është kthyer në tabu, veçanarisht tani pas vëllazërimit të paprecedent  të Edi Ramës me Rexhep Taip Erdoganin, i cili  ende na konsideron si teritor të perandorisë së tij turke-osmane në tentaivë ringritje , me vehten e tij sulltan… Megjithë këtë, dhe pa dëshiren e sulltanit të ri të Turqisë dhe vezirit të arnautistanit, genocidi turko-osman ndaj shqiptarëve do të njihet e dënohet nga shqiptarët europian dhe faktori nderkombëtar me SHBA-n në krye…

Shqipëri, fillim maji 2021