Kartoni i kuq për Ibrahimoviç

0
189

Një nga episodet më të veçanta të ndeshjeve të së shtunës në Serinë A ishte kartoni i kuq i Zlatan Ibrahimoviç. Kjo, pasi ai karton u dha pas një aksioni ku ai nuk ishte përfshirë dhe pasi kishte shkëmbyer disa fjalë me gjyqtarin. Të gjithë menduan se Ibrahimoviç kishte fyer arbitrin në ato momente, por tarjneri Stefano Pioli, ka deklaruar pas sfidës se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur dhe se sulmuesi i kishte shpjeguar që nuk kishte thënë asgjë për të cilën mund të meritonte një të kuq.