“UNE E DI SE ME VRASIN”

0
653
Nga Kozeta BRUÇI
Shkrim, dedikuar punes 17 vjecare te mesueses Liljana Luani me femijet e ngujuar ne Shqiperi
Te imponon respekt qe ne pamje te pare. Menyra e qendrimit, shikimi, ngrohtesia e fjaleve, thjeshtesia, jane gjithe tiparet qe bien menjehere ne sy sapo takon mesuese Liljana Luani. Eshte nje grua qe i ben krenare gjithe dukagjinasit, jo per hijeshine e saj, por per punen qe ben me femijet e ngujuar prej 17 vitesh. Eshte nje mision i shenjte, qe pak zgjedhin ta perqafojne. Ka veshtiresi, rreziqe, lodhje, lot, por edhe gezim. E kur e ben me perkushtim e me zemer, jep edhe rezultat. Ne vitin 2018 u vleresua si “Mesuesi i vitit” ne Shqiperi, dhe po ne te njejten kohe edhe si nje nder 50-et mesuesit me te mire ne Bote. Asgje nuk ka ndryshuar ne punen e Liljanes, edhe pas ketyre titujve shume te lakmueshem. Asnje lloj vetekenaqesie apo shtim te krenarise. Serish i njejti perkushtim, te njejtat kilometra per te shkuar drejt femijeve, por me shume dhimbje e kujtime qe arkivohen ne mendjen e zemren e saj, per qeniet e pafajshme qe vuajne ne menyre paradoksale mbetjet kanunore te tiposura fort ne mendjet e familjeve te tyre, tek te cila, ndergjegjesimi i veprimit te ligjit ende nuk eshte arritur. Nga ana tjeter, ky i fundit per mjaft vrases mbetet dicka thjeshte e shkruar, pasi drejtesia shqiptare vazhdon te jete e korruptuar dhe ligjet te mos zbatohen. Ka shume per te thene rreth temave te prekura, por le ta zbulojme kete realitet ne Shqiperi, permes kendveshtrimit te mesuese Liljana Luanit.
17 vite ne sherbim te femijeve te ngujuar. E kete e ben me shume pasion, e pasioni lidhet edhe me menyren se si eshte rritur dhe edukuar nje njeri.
Erdhi ne moshe te vogel ne Shkoder nga Lekaj i Dukagjinit. Edhe sot ekziston nje lloj paragjykimi per banoret e kesaj zone kur vijne per nje jete me te mire ne Shkoder. Liljana me bindje thote se nuk paragjykohet zona, por disa njerez qe nuk pershtaten dot ne jeten ketu.
Liljana Luani, kreu studimet ne USH “Luigj Gurakuqi”, ne fakultetin e Shkencave te Edukimit, dega Cikel i Ulet. Edhe babai i saj ka qene mesues. Por a ishte kjo endrra e saj? Aspak. Deshironte te behej gjykatese, por bursat vinin te percaktuara, dhe nuk ishte koha kur te jepej mundesia te zgjidhje.
Emerimin e pare si mesuese e mori ne fshatin Rec, ku qendroi 1 vit atje. Me pas u transferua ne Prekal, ne disa fshatra te Malesise se Madhe, etj. Me 1995 u emerua ne shkollen 9 vjecare “Pashko Vasa”, ku ka punuar ne vijimesi. Per te femijet jane nje mrekulli. Gjithmone komunikonte lirshem me ta. Kishte gjithe dhuntite per tub ere nje mesuese mjaft e mire. Ka ditur gjithmone te gershetoje autoritetin me dashurine, ashtu si prinderi. Liljana thote se nje nene e mire eshte mesuese e mire.
Gjithmone i ka pelqyer puna me femijet ne nevoje. Si bije e Dukagjinit -, shprehet ajo,- deshiroja te ndihmoja femijet e kesaj krahine. Shpesh ata etiketoheshin nga ata qe nuk i njihnin mire. Perkundrazi, edhe pse femije, ata tregojne burrni, mbajne fjalen e dhene.
E megjithate, shpesh jane dhe rrethanat apo rastesite, qe behen orientueset per te ndjekur nje rruge te caktuar ne jete. Ne vitin 2005 ne shkollen 9 vjecare “Pashko Vasa” erdhi nje projekt i Kryqit te Kuq Shqiptar ne bashkepunim me ate Spanjoll. Me vullnetin e saj kekroi perfshirjen ne kete projekt, ne ndihme te femijeve qe kishin shfaqur probleme te theksuara psiko-emocionale, problem qe vinin edhe si rezultat i fenomenit te gjakmarrjes. U ngrit nje grup pune, te cilin mori persiper ta drejtonte vete ajo, meqenese njihte mjaft mire komunitetin dhe mendesine e banoreve. Arrinte te hynte lehte ne cdo shtepi. E mireprisnin dhe e shihnin si nje rreze shprese.
Fillimisht gjeografia e studimit do te shtrihej aty ku jetonin nxenesit qe ishin pjese e shkolles Pashko Vasa dhe vinin nga familje me problemin e gjakmarrjes, kryesisht familje qe kishin ardhur nga zonat rulale dhe ishin vendosur ne periferi te qytetit te Shkodres, duke perfshire ketu zonat e Frementimit, Bardhaj, afer gjatesise se shinave te trenit, pergjate lumit Kir, etj.
Familjaret ishin informuar me pare per viziten e saj dhe nuk reaguan keq.
Ne vitin 2016 tek sa i kekronte z. Ardian Cela administrator i OSHE, ndihme per nje femije te ngujuar ne fshatin Bardhaj, iu cel rruga mbehstetjes financiare per nje studim, i cili do merrte permasa kombetare, per identifikimin e femijeve te ngujuar.
Puna e grupit te punes te perbere nga 5 mesues dhe 1 psikolog, u bazua ne te dhena konkrete dhe dolen ne rezultate, disi larg shifrave qe rreferojne shoqatat apo organizatat te cilat merren me problemet e familjeve te ngujuara. Ne te 6 qarqet e Shqiperise, shifrat ishin shume here me pak nga ato qe ishin rreferuar deri tani. Nuk ishin hequr nga listat e shoqatave familjet qe ishin pajtuar. Ne nje qark ku ishin raportuar 1500 familje te ngujuara , rezultoi se ishin rreth 100.
Liljana thote se sot nuk ka ngujim te familjareve ne masen 100%, ndryshe do kishin vdekur per buke. Dikush duhet te dale e te punoje, duke e marre ne sy rrezikun. Mesuesja e palodhur udhetoi me kilometra te tera dhe jo vetem me makine. Udhetimet u shtrine ne Diber, Kukes Nikaj – Mertur, Tropoje, Lek- Bibaj. Vetem per ne Curraj te Eperm udhetoi deri 4 ore ne kembe ne nje reliev tejet te veshtire malor. Dere me dere duke trokitur. Permasat e fenomenit duhet te paraqiteshin sa me reale ne studim.
Mesuese Liljana Luani i ka gjetur femijet ne nje gjendje te rende psikologjike. Ngujimi per disa ishte disa vjecar. Femije 15 vjecare qe nuk dinin as te shkruanin dhe as te lexonin. Te gjithe te rritur me ndjenjen e frikes ndaj gjakut te marre. “UNE E DI SE ME VRASIN”,- ka qene kjo shprehja e pervuajtur e nje femije, i cili nuk shihte interes qe te mesonte, pasi nuk e ndjente vleren e dijes per te ardhmen.
Pergjate 17 viteve, si rezultat i gjakmarrjes, mesuese Liljana ka humbur 3 femije (2 djem dhe 1 vajze). Portretet e femijeve, sjelljet e tyre, fjalet e thene ne ditet e fundit te jetes se tyre, jane nje dhimbje e pashlyeshme nga zemra e saj. Sa here qe i kujton perlotet, nuk arrin ta coj deri ne fund fjaline per secilin prej tyre. Goja i lidhet, krahet i priten. Dhimbje, shume dhimbje. “Rrezohesh aq randshem,- shprehet, -ajo,- por mblidhen forcat se ajo qe ehste nisur duhet cuar deri ne fund.” Me dhjetra te pafajshem jane viktima te zbatimit te kanuanit nga ata qe nuk e dine mire Kanunin. Policia eshte prezente ne ngjarje, porn je pjese e familjeve nuk e deklarojne fajtorin, me idene se do bejne vetegjyqesi, ashtu sic e do “zakoni”. Ka te tjere qe nuk besojne tek drejtesia. Vrasesi, korrupton prokurorin ose gjykatesin dhe lihet i lire pas disa muajsh qe ka kryer krimin.
Fenomeni i gjakmarrjes nuk i perket vetem zonave rulale, por e gjen edhe ne Tirane apo Durres. Familjet e ngujuara enderrojne te largojne sepaku femijet jashte vendit, keshtu te mund t’i shpetojne ata. Ata qe nuk kane kurrfare mundesie largimi, perballen me jeten ketu.
Duhet pranuar se te hysh ne familjet e ngujuara, ashtu sic vepron mesuese Liljana Luani, nuk eshte e lehte. Mund te sjelle armiqesi me palen tjeter, teksa hyn ne banesen e te ngujuarve. Por gjate 17 viteve ajo asnjehere nuk ehste ndjere e kercenuar ose ne rrezik per jeten. Nuk mban fjale nga njera familje ne tjetren, dhe perpiqet te punoje duke mbjelle dashuri e dije tek femijet.
Misioni i mesuese Liljana Luanit nuk ka qene i kufizuar vetem te identifikimi dhe mesimi i tyre, por edhe argetimi i femijeve. Ajo u zhvillon atyre ekskursione, pushime afer detit. Tregohet e vemendshme ndaj veprimeve te tyre, te kuptoje psikologjine, apo te shuaje ndonje debat qe ndizet, pasi ne grup jane femijet e te dy familjeve ne konflikt. Qellimi i saj eshte qe t’i bashkoje keta femije, ta duan njeri-tjetrin dhe ta hedhin pas gjakmarrjen. Kjo eshte menyra me e mire per ta zhdukur fenomenin.
Aktualisht, realiteti mbette edne i hidhur. Femijet kane endrra ne jete, por pothuajse asnjeri nga femijet e ngujuar nuk i realizon dot ato, pavaresisht talenteve qe mund te shfaqin. Akoma me trishtuese ehste fakti se asnjeri prej tyre kur ehste rritur nuk ka mundur te beje dasem, e te festoje me te afermit ditet me te shenuar te jetes se tij.
Por ka ende shprese. E shpresen e sjellin njerez te perkushtuar si Liljana Luani. Suksesi i nje gruaje varet edhe nga mbeshtetja qe i jep familja. Ka qene bashkeshorti, qe jo vetem nuk e ka penguar por i eshte bere krah ne aktivitet dhe udhetimet e saj drejt femijeve te ngujuar, sado larg qe kane qene me banim. E pyetur se cili eshte mesazhi qe iu drejton teleshikuesve te emisionit “+355 Atdheu”, te AlbDreams tv, zj. Luani shprehet:- Te kontribuosh per njerezit te nevoje, apo mbylljen e fenomeneve qe i perkasin se kaluares, eshte nje detyre fisnike, nje forme e te shprehurit te dashurise ndaj vendit tend, nje pergjegjesi e cdo shqiptari, qe deshiron perparimin e vendit te tij.
……………………………………………………………………
Ne kete shkrim nuk jane perfshire ngjarjet me femijet, te rrefyera nga vete mesuesja Liljana, te cilat do te vendosen ne reportazhin qe po pregatitet nga Albdreams tv, gazetarja Kozeta Bruci, te cilin ju do te keni mundesine ta ndiqni se shpejti ne transmetimet e ketij televizioni.