CULI I GJOVATAJVE(In memoriam)

0
183

 Nga Zef Naçaj             

Emni i tij i vertete ishte Pashko Fran Pllumbaj, por pak kush e njifte me kete emen. Culi ishte emni i dyte i tij qysh ne moshen e feminise dhe me ate ai u njoft gjithmone. U  lind me 26 Dhjetor te vitit 1936 ne Gropa te Selces, aty ku u rrit e kaloji pothuajse te gjithe jeten e tij aktive. Ishte djali i madh i Fran Koles, ma i madhi nder 5 vllezer qe perbanin emnin e madh e te nderuem, Djemt e Gjovatajve.

               Une kam pase fatin qe te jeme ne shoqni te afert me njenin prej vllezerve, Lazer Pllumbin. Shoqni e njetrajteshme per ma shume se nje gjysem shekulli .Ne kete menyre , me asht dhane rasti me i njofte te gjithe si familje e me hy e me dale ne ate shtepi sikure te isha ne shpine time. Nisun prej kesaj edhe per njohjet e mia per Culin une kurresesi nuk munda te mos shkruej dicka jo vetem per Culin por krejt ate vllazni te pa perseriteshme.

             Shpijat e dy vllezerve Gjoke e Fran Kola Pllumbaj ishin te vendosun ne nje pike nevralgjike te rruges mjaft te shkelun Shkoder Vermosh-Gusi-Peje e ma tej. Rruga ishte kambesore dhe me kafshe.
Ajo qe e veshtiresonte aq shume ate ishte periudha dimnore me shtresat e medhe te bores qe bllokonin rrugen e perbanin nje rrezik serioz per kalimtaret e shumte (Sidomos tek shkambi i kuq).

 

                                    – 2 –

           Asht me vend te hidhet nje veshtrim tek e kalumja e kesaj familje me emen. Ne luften e Javorit te vitit 1913 me malazez mbeten te vrame Gjon Vata me  tre djem e tij: Kol Gjoni, Vat Gjoni e Luc Gjoni dhe me  kushrinin e tij te afert  Zef Martinin . Per ta perforcu kete te vertete , na vjen ne ndihme ky labidare qe i kushtohet kesaj lufte.

            Kole Gjoni ishte baba i Gjok Koles e Fran Koles. Kole Gjoni ishte martu me me Luke Dedjen prej Trieshit. I vllaji i tij Vat Gjoni ishte i martuem me Mri Tomen nga nje dere e fisme e Vuklit .Nga djemt e vrame  ne ate beteje te Gjon Vates i vetmi qe la trashegimtare kje Kol Gjoni. La dy djem Gjok Kolen 2 vjec dhe Fran Kolen 6 muejsh.Vate Gjoni nuk la fmij e vllaji tjeter i mbetun Luc Gjoni ishte i pa martuem.Keta dy djem i rriten keto gra me emen te mire qe mbajten emnin e shpise se Gjonvatajve ne naltesine qe qendron edhe sot e eksaj dite. Si zot Shpie u ba Mri Tomja. Me kene se ajo nuk pati fmij kunata e saje Luke Dedja i fali njenin djale, Franin dhe kujtohet edhe thirrja ne fmini e Franit me nofken Fraca i Mrise. Mri Tomja mori emen te mire ne te gjithe krahinen per sjelljet e saje te mire e mbajtjen hapun te shpise se Gjovatajve.

                                       – 3 –

             Keto dy kunata  i rriten e i martuen  te dy kta djem me gra te fiseve te mira.Gjoken e martuen me Lize Bacen , te bijen e Baca Gjonit e nipja e Dod Ivanajt te Trieshit.  Franin e martuen me Gjylen prej shpise se  Ndue Kol Shytit, familje me emen dhe e permendun per gjithcka te mire permbledh figura e nje familje malesori te atyne viteve. Pas marteses vazhduen jeten bashke duke u ba Frani zot shpie e Gjoka kujdesej kryesisht per gjane e gjalle.
Logjikshem dalim tek nje konkluzion i thjeshte se nga kjo shpi me keto tradita nuk mund te ishte ndryshe vetem se emni i mire i saje te trashigohej tek -Djemt e Gjovatajve. Pese djem te Fran Koles:Culi,Bardhi,Gjergji,Lazri e Gjovalini. Tre djem te Gjok Koles:Gjeloshi,Marku e Kanti. Por ne ate shpi te madhe nuk kjene vetem djemte qe dhane emen te mire. Bijat e Gjovatajve ishin ne za dhe do te kerkoheshin nga shpijat ma te mira ne Kelmend. Bijat e Gjoke koles Diella ,Maria, Hana e Lucia do te martoheshin ne shpia ne za , si ajo Nikoll Franit lulprecaj,e Ndoke Uces, Ndue Dragut e Pjeter Dede Mirakes.Bijat e Fran Koles po ashtu Dranja, Katrina e Tazja ishin shembull per sjelljen e tyne dhe pashia ishte si ato.Te gjitha perfunduen ne dyer te fisme si ajo e Gjergj Volit,Gjokes se Mark Martinit e Pjetrit te Gjok Preles.

         Une kam ndigju disa here te flitej per heroizma te ketyne djemve. Kam ndi te thuhej: Mos te ishin djemt e Gjovatajve kjeme tuj mbete ne bore… Ose ishin djem e Gjovatajve qe na pshtune jeten..Ndeshja pritja e percjellja e rrugetareve tuj ndeje e tuj fjete shpesh ne shpine e tyne i kishte kthy ata ne legjende per kohen.

                                         – 4 –

           Po perfitoj nga rasti per te tregu edhe nje udhetim timin me 21 Dhetor te vitit 1977.Isha caktu ne detyren e inxh. te sektorit ne Kelmend pas nje viti stazh ne Shkoder(keshtu quhej ne ate kohe viti i pare i punes) Isha me gruen Marianen dhe Vajzen tone Cetinen ne ate kohe vetem dy mujshe. Na percolli me makine nje mik i joni deri ne Jasanove ku bora qe vazhdonte me ra pa pushim nuk e lejoji makinen me ece ma shume. U nisem ne kame tane frike se mund te na ngrihej fmija. Ecem ne te gjitha oret e dites ndersa shtresa e bores sa vinte e trashej. kure arritem ne Qafen e Predelecit nata u afru dhe nuk kishim rruge tjeter pervecse te ndaleshim dikun me kalu naten. Shkuem tek shpia e Ndue Dragut.E zoja e shpise lena ishte kusherina jeme dhe e dijsha se na presin me qefe. Por aty ishte nuse shpie Hane Gjokja, bije e Gjovatajve. Na krijuen te gjitha kushtet me kalu ska ma mire. Te nesermen,hangrem mjesin aty dhe morem rrugen per ne Vermosh. Ne qafe te Predelecit po me priste Lazer Pllumbi.Kishte marre vesh  qe kisha ardhe dhe kishte dale me na prite. E mori vajzen ngryke dhe na priu perpara. Kure shkuem tek shkami i Shaljaneve rreziku i ortekut ishte i madh. U ndalem dhe vendosem te kalojshim nji nga nji. U nis i pari Lazri me vajze e ne tu e pa tane frike. Kaloji e dyta Mariana dhe i treti une. Po nuk mund ta harroj ndihmen e Lazer Pllumbit qe na shoqeroji deri tek shpia. Nje ndihme te tille e ban vetem nje djale i shpise se fisme ose pjese e djemeve te Gjovatajve.

             Buka e dhane kane thane te vjetrit nuk humbet kurre.Pas ardhjes se komunizmit e instalimit te diktatures ishte ne sy goditja e familjeve te medha dhe pikerisht kjo buka e dhane bahet shkas qe Fran Kola te perfundoje ne burg. Burg per aresyen qe i kishte dhane buk Ndue Kol Shytit qe ishte miku i shpise. Kure e pyeten pse ju ke dhane buk diversanteve e armiqeve Frani ju pergjigj:

                                   – 5 –

Une i kam dhane buk gjith rrugetareve qe kane kalu andej e si kisha mos me i dhane mikut te shpise? I kontrolluen valigjen dhe i gjeten edhe nje fotografi te Prek Calit! Po kjo cfare asht i thane? -Ky ka kene prijsi yne qe kena mbrojte kufijt e ka kene boll burre i mire. Me kete pohim i futen edhe nenin agjitacion e propagande dhe e denuen plot 7 vjet.Per cudi as nuk ju shkoji ndermend me dvete se baba e gjyshi i tij ishin vra ne lufte kunder atyne qe  kishin pru faren e komunzmit dhe ishin ba nji me ta. Fillimisht arrestuen edhe Gjoken por Gjyla me zgjuersine e saje shkoji e deponoje se ishte ajo qe ju kishte cu buken “te paudheve” njerezve te vet. Me kete rast e liruen Gjoken dhe mbajten Gjylen ne burg por pas nje periudhe tre mujore a dicka ma shume e liruen se ishte lehtesisht e kuptueshme se skishte aresy mbajtja e saje aty.

              Pese djem te Fran Koles e tre te Gjokes perbanin nje fuqi te madhe qe perballonin cdo veshtiresi e ndihmonin cdo nevojtar e kalimtar pa asnji perfitim. Kete te vertete une kam arrite ta jetoj e ta preke me eksperiencen teme. Nje here une u ndala aty me fjete. Ate nate pasi te nesermen do te udhetonim bashke me lazrin per te shku ne shkolle. Shpia ishte plot me rrugetare e njerez qe vinin hajshin buk e merrshin prape rrugen ne vazhdim. Mbaj mend Fran Kolen, ate burre te qete e zemergjane kure doli nga nenahri me nje pjese djathi nja 5 kileshe. Nga kurioziteti e pyeta: A ju ka taku shume me prite e me percjelle kesisoj sic po shof une me syte e mije ne keto 12 ore kohe?
Mendoji pak, qeshi me dashamiresi e me tha : Mbaj mend qe ne kete shpi nuk asht cu sofra per 24 ore rresht. Te dy shpijat tona edhe na edhe Babushi (keshtu thirrej Gjok Kola prej te gjith fmijeve te tij e te Franit) kena pase nje zakon: Nuk kena shtru kurre darken pa shku te pakten 2 sahat nate.Kjo bahej qe me ju dhane mundesine udhetareve me na gjete pa hanger buke e me hanger te gjithe bashke. Shpesh ka ndodhe qe udhetaret me ardhe te lagun e asht dashte me ju gjete ndrresa , me ju tha teshat e me ja u ba gati per neser.

                                             – 6 –

            Udhetare qe vijshin, ndaleshin, hajshin buk e vazhdojshin rrugen e tyne. Kjo zemerbardhesi e kesaj shpie te madhe ka marre gjith bekimet e njerezve te atyne aneve  per shpijat e djemt e Gjovatajve.
Dikun mes viteve 60-70 udhetonte drejt Vermoshit Prek Zefi Keqi Lumaj. Ai ka pase nje mushke te madhe dhe e kishte ngarku me materiale te nevojshme per ne ate kohe sic ishin krype, sheqer e porosina te kojshive qe ishin te zakoneshme ne raste te tilla. Ishte dimen e ftofte.Tek shkambi i kuq ati i rreshqet mushka ne akull e bjen poshte e ne Cem me gjith ngarkese. Preka i pafuqishem me ba asgja vazhdon rrugen e shkon direkt ne shpine e Fran Koles. Doli Axhi ne dere (keshtu e therrisnin te gjith djem e vajza baben e tyne) e i thote eja mrene se kenke ngri e maru krejt. Po ju thote ai por une kam nje hall ma te madh. Me ka ra mushka me gjithe ngarkese ne Cem dhe skam mundesi me ba kurrgja. Ne vend Culi e Bardhi moren konopet e cepuret e akullit e u nisen drejt vendit ku kishte ra mushka. Vetem ata me forcen e tyne ariten me e nxjerre mushken ne rruge se askush nuk do te mund ta bante nje gja te tille.

            Sot kure e shkruen apo kush e lexon duket si dicka e vogel por te jetosh ne ato lloj situatash ndjehesh vertete i vogel e i pafuqishem ndaj fenomeneve te tilla. E nxorren mushken, e cuen te shpia e Preka fjeti aty ate nate dhe te nesermen udhetoji drejt shpise se vet.

            Kujtoj njehere  se nje grup prej 10-12 vetesh, maturante u nisem nga  Shkodra drejt Vermoshit me mendimin e fuqise se rinise demek si alpiniste. Bora e madhe nuk na jepte mundesine e ecjes pervecse pak metra ne ore.

                                              – 7 –

Sikure mos te ishte Gjergji Frani (i vllaznise se Gjovatajve) qe te na printe e te hapte rrugen ne nuk do te shkonim ne Vermosh as per dy dit te tjera megjithese ishim nen drejtimin e profesorit te nderuem Gjon Simoni , nje alpinist i njoftun i asaj kohe(mesuesi jone i fizkultures sot ne amshim).

              Culi e Bardhi ishin vlleznit e medhenj.Te pashem e te fuqishem si ata. Ne takimet qe bante djemnina e asaj kohe ne diten e ShnaPrenes e ShnaRrokut ne vendet e caktueme Jeshnice e Predelc ku mblidhej i gjith Kelmendi, zhvilloheshin gara te ndryshme ku ma klasikja ishte ajo e hedhjes se gurit nga nje cak. (Hedhja e Peshes) te gjithe pyetshin e baheshin kurioz kush e hidhte ate ma larg. Pasi qe gara vazhdonte nga djem te ndryshem afrohej njani prej vllezenve o Culi o Bardhi dhe i  kalonte konkurrentet me ma shume se nje meter. Aty mbyllej gara por per cudi asnjihere nuk zhvillohej gara midis vllezenve.Ose njeni ose tjetri ishte fitues. Kjo ne shenje respekti reciprok ne mes vllezenve. Edhe vlleznit e tjere Gjergji, Lazri e Gjovalini ishin te persosun ne sjellje e ne shoqeri.

         Gjate ushtrise te cilen Culi e kreu ne nje brigate pune ne Sarande tregojne shoket e tij se fitonte te gjitha garat ne mes ushtareve. Kure ndokush i krijonte ndonji merzitje ai ju jepte nje mesim te mire dhe nuk kapej ma kush me te. Nga keto atij i ka taku te provoje edhe denimet ushtarake te asaj kohe…

           Motra ime Diella Nacaj (Nano) Ka sherby per disa vite infermiere e mami per fshatnat Vermosh, Budace, Gropa e Lepushe. Ndihem krenar gjithmone per punen e saje e perkushtimin ne sherbim ndaj banoreve te atyne zonave. Me ka thane qe gjate karrieres time me ka taku qe te udhetoj me ore vetem me djemt e Fran Koles dhe jam ndje njesoj sikure te isha me vlleznit e mi. Virtyt ky i malesoreve te atyne aneve qe tenotn te rradhohet ne ditet e sotme.

                                   – 8 –

Shpia e Culit me familjen e tij

               Por sic ndodhe ne te gjitha rastet vlleznit jane ortake thuhet. Culi ndertoje shpine e familjen e vet qe sot quhet familje e madhe.
U martu me Pashken. Nje gru zoje prej Selces qe kishte te njejtin emen. Prej kesaj Culi e thirri gjithmone Karajfile dhe ajo nofke i mbeti gjith jeten. Vone fmijt kur u rriten e ajo filloj vitet e pleqnise filluen ti thirrshin nane.

Culi me gruen e tij Karajfilen (Pashken)

 

                                     – 9 –

 

              Culi me Karajfilen (Pashken) paten nje jete te bukur ne mes veti. Gjithmone te qeshun  e te pa trazuem edhe ne situatat ma te veshtira. Ata linden tre djem te mire, Gezimin, Kastriotin e Petritin te cilet kane familjet e veta ne Amerike e Greqi. Gjithashtu paten kater vajza si prej vajzave te Gjovatajve Violina, Lula, Yllka dhe Arta. Nga martesat e fmijeve Culin e Karajfilen i bekoji Zoti me 13 nipa e mbesa qe ne logjiken ma te thjeshte asht nje trashegimi e sukseseshme.

  Culi e Lazri me grate e tyne Pashken e Lizen

          Shume vite kure une punoja me  shfrytezimin e pyjeve me ka taku te njifem ma afer me Culin qe per ma shume se 20 vjet ishte brigadieri pararoje e ma i miri ne te gjith kantjerin e Budacit. Ai perballonte gjithmone barren ma te rande ne realizimin e planit. Do ta gjejshe ne nadje ne klub me nje dopio fernet e me nje kafe dhe ashtu e fillonte diten e punes.Te ftonte me pi me te e ishte e veshtire me ju shkepute, edhe puna nuk na e donte nje gja te tille. Kure u rrit djali Gezimi krijoji edhe ai brigaden e tij dhe ishte i sukseseshem ne gjurmet e te jatit. Gezimi  e Violina jane edhe ketu ne USA te sukseseshem. Ata kane kriju biznese te mbara qe Culi pati fatin ti  preke , ti shijoje e gezoje sic gezon cdo prind per femijet  e vet.

                                       -10 –

Familja e madhe e Culit e bashke me te ne gezime edhe Miku im i te gjitha kohnave Lazer Pllumbi me Lizen.

            Culi ishte i dashtun me te gjithe vllaznine e tije e ne menyre te vecante me Lazrin kishte qefe me ndeje dhe humori qe ata krijojshin ishte i mrekullueshem.

            

 

                                         – 11 –

  Culi me Lazrin

Lazri do te merrte pjese ne te gjitha gezimet familjare ani se ushetimet New York -Michigan kerkojshin kohe e shpenzime.

         Kto vitet e fundit kure shndeti filloje te perkeqesohej ai bashke me gruen e tij pelqyen qe te afrohen familjareve ne Atdhe. Keshtu do te vinte edhe ikja e tij per ne amshim me daten
29 Gusht 2023 ne moshen 87 vjecare, ku u varros me nderime prane vorreve te te pareve e kryesisht prinderve te tij Fran e Gjyla, me 1 Shtator 2023 ne Gropat  e Selces

Grupi familjar me rasti n e marteses se djalit Kastrioitit.
Nje jete e sukseseshme me trashegimi te plote me djem e vajza e nipa e mbesa qe do ta kujtojne gjithmone per humorin e sjelljen e tij shembullore si djale , si burre, si babe e si gjysh.