MONICA BELLUCI

0
106
Monica Anna Maria Bellucci lindi më 30 shtator 1964 në fshatin italian Città di Castello, Umbria, fëmija i vetëm i Brunella Briganti dhe Pasquale Bellucci. Fillimisht ajo ndoqi një karrierë në profesionin e avokatit. Ndërsa frekuentonte Universitetin e Perugia-s, ajo modelonte në krah për të fituar para për shkollën dhe kjo çoi në karrierën e saj si modele. Në vitin 1988, ajo u transferua në një nga qendrat evropiane të modës, Milano, dhe iu bashkua Elite Model Management. Edhe pse pati sukses të madh si modele, ajo bëri debutimin e saj si aktrim në televizion në vitin 1990 dhe debutimin e saj në filmin amerikan në Bram Stoker’s Dracula (1992). Roli i saj në thrillerin francez The Apartment (1996), e çoi atë në yll pasi fitoi ekuivalentin francez të një nominimi për Oscar. Kreditë e tjera përfshijnë Malena (2000), Under Suspicion (2000) dhe Brotherhood of the Wolf (2001).
Pershtati ; Rush Dragu