SE SHPEJTI STARTON EMISIONI ME I RI ‘’NGJYRAT E JETES’’ në Radio “ILIRIA” Detroit

0
490

Miq te Nderuar !

Degjues , shikues dhe lexues  te rregullt te Albdreams Media dhe Radio Iliria ne Detroit,Michigan.

Ju njoftojme qe,emisioni me i ri, ’’Ngjyrat e Jetes’’ ,do te startoje se shpejti.

Ky emision do te bazohet, jo vetem ne Idealet artistike .Nuk do te kemi vetem intervista me te ftuarit tane nga bota e Artit, por formati i tij do jete me i zgjeruar,duke perfshire aktivitete te ndryshme kulturore dhe artistike  ne fushen e Muzikes ,Letersise, Folklorit, Piktures  por jo vetem kaq…..

Nje vend te vecante ne kete emision do te kene dhe  te rejat me te fundit nga aktivitetet e ndryshme nga bota e sportit.

Nuk do te mungojne gjithashtu edhe here pas here ,reportazhe te ndryshme mbi histori te pathena  apo ato te harruara nder vite, si dhe mbi gjurmet e lena ne historine kombetare, por edhe n

derkombetare te mendjeve te medha  dhe zemrave te gjera ,qe buruan nga nje shtet kaq i  vogel sic eshte , Shqiperia.

Keto dhe plot surpriza te tjera ,vetem ne emisionin me te ri ‘’Ngjyrat e Jetes’’.

Aty ku ka art,ka jete!

Cdo te premte ,ne oren 08:00 ET (ORA 14 :30 me te Shqiperise),do te qendroni ne shoqerine time  per rreth 60 minuta.

Ju ftoj te na ndiqni.

Nga Stesida Markaj

        Gazetare dhe Moderatore e Deleguar  ne France, per  ALBDREAMS MEDIA,Detroit,Michigan