Llesh Murrani / Cikel shtegtimi

0
485
Më jep një biletë
Më jep një biletë ti zonjë e bukur veshur me atë kostum
Per,tren,autobuz,avion…le të jetë ç’ te jetë
Më jep një biletë ti zonjë e mbuluar me parfum
Në mos paq letër,merr gjethen e mollës e bëma biletë
* * *
Më jep një biletë që të nisem sot a neser natyrisht
Mos me pyet per kthimin se atë e bëj ndonjë dite vetë
Ti o zonjë që ne qafë mban ato rruaza tespish
Më jep një biletë
         * * *
Më jep një biletë të iki në një vend teper të largët
Ku të ketë vetëm bukë,nënë dhe një shtëpi
Më jep atë biletë ti zonjë shkruar mbi gjethe dardhet
Që të mund të udhëtoj per në fëmijëri
 * * * 
Vizën në pasaportë ma kanë shkruar zogjtë me sqep
Dhe një keter , dy iriq të murrmë me nje dhelpër
Ndaj ti zonjë atë të bekuar biletë më jep
Dhe mos u anko se nuk të ka mbetur më letër
 * * *
Më jep një biletë

Vitin tjeter
Iku vera,pas sajë iku dhe vjeshta
Dalëngadalë gjithshka po bëhët e vjeter
Ikën era nëper rrugë
Mireupafshim vitin tjetër
* * *
Nuk ishte kohe e mirë per bujkun e mjerë
Nuk pati shumë prodhimë në arë
Zotit i lutet edhe një herë
O zot mos më harro per vitin tjetër
* * *
Iken gjethet ,iken dallendyshet e lejlekët
Larg ku ka vetem vapë e jo gjë tjeter
Një re në qiell po mbushet e dendet
Mirupafshin vitin tjeter
        * * *
Dimri po vjen shpejt. E paska me ngut
Po ngrinë bari si fije leter
Na pret vera në një but
Le të pijmë per vitin tjetër
 * * *
Ikën djemtë dhe vajzat ikën
Mbeten shtëpitë prapë me pleq të vjetër
Ikin patat fluturim natën e ditën
Mireupafshim vitin tjeter
* * *
Postier era më troket në derë
Të më japë ndonjë kartolinë a leter
O mik ,ti që po ma dergon
Mireupafshim vitin tjeter

   *  *  * * *
Plaku dhe poeti
Tregim
Thonë pleqtë se kështu ka ndodhur. Ata e tregonin me hollësi këtë ngjarje. Megjithatë unë perherë jam çuditur se askush nuk e dinte saktesisht se kur kishte ndodhur. Nuk e dinin as vitin,as muajin kur kishte ndodhur ajo ngjarje. Ndoshta nuk e dinin as vetë,ndoshta ishte më shumë se një hollesi. Kam menduar se mund të ishte një sekret që pleqte e parë nuk donin ta linin pas ,por e moren me vete ne varr.
Fundja nuk është se kishte shume rëndesi kjo gjë. Ja … fusha ishte po ajo,aty mes maleve ku shkëmbijte dinin permbi shkurre si brinjet e një hallexhiu te varfër . Pak me tutje pyjet ishin ngritur pak me lart në qiell sa shpesh herë ndalonin retë që kalonin aty të ngarkuara me shi dhe nuk i linin të kalonin derisa i shkundnin mirë e mirë gjithë ujin e shiut qe kishin marrë per ta hedhur kushedi se ku pertej fushës apo matanë malit. Edhe përroi që në verë sillte aq pak ujë sa tokes nuk i mjaftonte per të shuar etjen dhe përpinte të tërin sapo binte nga qafa e malit permes gureve të ngulura mes lisave e pishave me degë të medha. Zogjte vinin aty çdo verë dhe lulet sillnin arën e mirë mëngjezëve deri ne fshat që shtrihej rrëzë malit si një udhëtare i lodhur që mundohet ti ngjitet malit,por nuk arrin me shume se ndonjë shtëpi të vetmuar që dilte pak mbi tjerat nja pesëdhjetë metra e jo më shumë.
Në anë të përroit ishte nje copë tokë. Nuk ishte shume e madhe,por ishte e ndare në dy pjesë. Të zotet e punonin me kuaj vit per vit dhe mbillin pak grurë e misër. Ate e mbillte vit per vit një plak. Plaku sa vinte dhe i humbisnin forcat per ta punuar. Plaku kishte edhe femijë,por jo të gjithë i kishte. Disa i kishin vdekur apo edhe vrarë. Në ato zona lufterat kishin kaluar shpesh dhe sa herë kalonte lufta fshati qante bijte e vet të vrarë. Në mes të luftërave kishte edhe luftën e vet fshati. Ishin gjakmarrjet. Por kur pushonte edhe gjakmarrja djemtë iknin larg në kurbet dhe harronin rrugen e kthimit. Edhe rruga ishte kaq e ngushtë sa njerëzit kalon vetem njeri pas tjetrit. Pikirisht si ato rruget me një kalim të detyrueshëm.
Në tjetren anë ishte një tjeter cope toke. Ate e punonte një burrë që në fshat e thërrisnin dijetarë magjistarë Ai dinte të bënte magji mbi leter. Ai dinte të shkruante dhe kur i lexonte ato njerëzit sa nuk qanin nga emocionet. Fshataret e quanin magjistarë ,por prifti qe dinte shkrim e këndim thoshte se ai ishte poet.
Se cfarë kuptimi kishte ajo fjalë askush nuk e dinte saktësisht ,por perderisa e thoshte prifti duhej të ishte diçka e mirë. Ai magjistari,pra poeti recitonte shpesh herë ne kafenenë e vogel të fshatit dhe të gjithë e dëgjonin të për allur e me lot në sy.
Mes plakut dhe poetit,domethenë mes tokave të tyre kalonte përroi që kurrë nuk bente zhurmë të madhe në kalim dhe vetem rrallë ndodhte te zhurmontë pas shirave të medha.
Plaku atë vit,keshtu thonë pleqtë, plaku i lodhur u ngrit ne mes të kafenesë e tha me një zë të ngadaltë
– Vëllezer. Unë jam i lodhur,jam edhe plak. Tokën time dua ta shes. Nuk mundem më. E njëjta tokë,mes malit e përroit. I njëjti stërmundim i pervitshem….jo jo dua ta shes. Halli po ma nxjerr nga zemra token. …
Burrat tjerë më kot u munduan ti ndryshonin mendjen,por ishte e kotë. Ai ishte i vendosur. Donte ta shiste
Rastisi që në kafene hyri edhe poeti. Ai kishte shumë ditë pa shkuar se kishte qënë i sëmurë. Sapo zuri vendin e tij të perhershëm pranë dritares,plaku u ngrit dhe i shkoi pranë.
– Gëzohem që po të shoh prapë këtu mes nesh në këtë vend të shënjtë per ne
– Pas kishës patjeter
– O Poet a më bën një nder…..
– Nëse mundem pse jo
– Ti e di se unë nuk di të shkruaj. Unë dua ta shes tokën dhe per këtë më duhet ta shkruaj nje leter të madhe e ta ngul në anë të rrugës ku kalojne udhëtarë qe ikin e udhetarë që vijnë…..jo….jo mos mu lut se e kam vendosur.
– Po mirë se po ta shkruaj sonte se neser do shkoj në spital e nuk di se sa do të rri atje.
Në atë kafene ate ditë pihej kafe me pak raki në heshtje
****
Pas një viti poeti u thye nga spitali i sheruar. Në fshat ishte hapur fjala se ai kishte bérë edhe një libër me ato magjitë e tijë me fjalë që i kishte përlotur të gjithë.
Rruga e fshatit ishte e vetmja dhe kalonte prane tokes se tije,mbi perroin zëulët dhe kthehej drejt per në fshatin e vogel me shtepi prej guri te murrme dhe me çati po prej guri të murrmë.
Ndërsa po kalonte poeti pa plakun komshi qe po punonte token si kishte bërë prej shumë vitesh. Ishte i qetë,i heshtur.
– Pune e mbarë o komshiu im i dashur. Sa mirë që po të shoh përsëri dhe po të shoh se je mirë
– Mireseerdhe o komshi . Edhe ti qënke mirë me shendet. Sa mirë.
– Po ti nuk e paske shitur tokën ?
– Jo ndërrova mëndje. E di..? Prifti ma këndoi atë që kishe shkruar dhe u pendova. E mora ate letë dhe e kam ketu. E ruaj se më beri ta dua prape kete toke si dikurë.
Plaku nxori letren e palosur dhe ia tregoi.
Poeti edhe u habit,por edhe u kënaq se komshiu do rrinte përsëri të punonte token dhe se do shiheshin prapë ,do bisedonin,do ndiznin cigare ndërkohë që përroi do kalontë mes tyre prape i qetë a thua se nuk donte të u a prishte qetësine e bisedës tyre
Plaku ndezi cigaren dhe i tha ashtu i menduar
– Të lutem o komshi,o poet a ma këndo edhe njëherë atë leter qe ke shkruar.
– Po more
Poeti mori letren dhe lexoi.
O ti njeri i mirë që po kalo në këtë udhë të vetmuar. E sheh këtë tokë. Kjo është e bekuar prej zotit. Ndalo e dëgjoi këtë perrua që shushurin i menduar,dëgjo kengen e zogjve ne pyll,ngrije kokën lart si shkëmbijtë dhe djersën le ta pijë kjo tokë e butë që jep grurë.
E pra kjo tokë shitet se i zoti ka dhimbjet kaq të medha sa ja marrin krejt fuqinë e nuk mundet më. Blije o njeri këtë dashuri që plaku këtë burrë …
– Ja o komshi keto fjalë më bënë te rimendohem,të qaj dhe thashë jo . Sa të jem gjallë këtu do rri e kur te vdes le të më varrosin atje ne ate kodren perballë që edhe i vdekur mos ta kem larg….
*****
Kështu e thonë pleqtë. Disa thoshin se poeti e kishte shkruar diku në librin e tijë per këtë ngjarje,por të tjere bejnë be se poeti kishte thënë se ishte emocionuar aq shume sa kishte thënë se nuk mund të gjente fjalë të përshkruante gjithshka si duhej,ndaj e kishte lënë si histori që tregohej gojë me gojë.
E keshtu e kishin teeguar pleqtë,por mbeti vetem një enigmë që nuk u gjet kurrë…
Kur ka ndodhur kjo ngjarje…..?