Nga Ndue BACAJ
Në një dalje para mediave të tij, TV-ve të Beogradit, në mbrëmjen e 17 prillit, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shprehu shqetsimin e tij per parashikimin e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, të mikut të tij kryekrejet, Edvin Kristaq Rames dhe sektit të tij… Presidenti i Serbisë A.Vuçiç me dëshperim të madh tha, se është i shqetësuar për fitoren e pritshme të opozitës në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, pasi këtë e konfirmojnë të gjitha sondazhet serioze e të pavarura… A.Vuçiç është i shqetësuar nga këto sondazhe, sepse kjo do të sillte në pushtet Lulzim Bashën, i cili sipas tij kërkon të bashkojë Kosovën me Shqipërinë. Vuçiç beson se , siç i ka thënë miku i tij Edvini, pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, thotë Vuçiç se nacionalisti Berisha dhe opozita janë për Shqipërinë e Madhe, (Shqipërinë Etnike). Dhe sigurisht unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe (me nënkuptim, falë edhe mikut tij kryeministrit Edi Rama), sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe megjithse ata flasin hapur për këtë gjë, askush nga SHBA-ja dhe Europa nuk reagon!. Pas këtyre fjalëve Vuçiçi thotë hapur të mos votohet opozita me Lulzim Bashen në krye, por të votohet miku i tij Edvin Kristaq Rama dhe sekti i tij… Megjithse , kjo dekleratë e Vuçiçit përbën edhe një nderhyrje në punët e brendëshme të shtetit shqiptar , mendoj se ka të “drejtë” presidenti i Serbisë, t’i gjindet mikut tij Edvinit në këto ditë të vështira. Prej kohësh Vuçiçi me Ramën (dhe ndihmësat e tjerë në Prishtinë e Tiranë…) ka pas “filluar” projektin antishqiptar në favor të Serbisë së madhe e në dëm të Kosovës e Shqipërisë Etnike në pergjithësi. Si shkëmbimin e teritoreve , Shengenin “Ballkanik” (një federate sllave e “re”), ku Kosova të bejnë pjesë pa emër , ndertimin e Hekurulles përmes Kosoves për në Shqiperinë Edviniste , pa pyetur shtetin e pavarur të Kosovës, sabotimin e njohjeve të reja të shtetit të Kosovës, bisedime në mes Serbisë e Kosovës jo në kushte të barabarta etj., që do të çonin në defaktorizimin e shtetit të Kosovës në veçanti e shqiptarëve e Shqipërisë në pergjithësi… Miku ndihmon mikun…
Edhe në Malësi të Madhe kemi dëgjuar e stërdegjuar sentencën popullore shqiptare që thotë: Miku i mirë duket në ditë të vështirë. Mirpo kur ke më shumë se një mik të “mirë”, siç është rasti i kryeministrit në detyrë Edvin Kristaq Rama, sentenca vlenë pë tu “vlersuar”… Kjo vlenë për tu “vlersuar” sidomos kur miqët e një kryeministri në detyrë janë armiqët e sprovuar e stërsprovuar të Shqipërisë e Shqiptarëve. Janë trashigimia më e zezë e grabitësve të trojeve tona etnike, pushtuesve , dhunuesve e “transformuesve” jo pak nga identiteti jonë Europerendimor, si : serbo-sllobedanisti Aleksandër Vuçiç, turko-osmani Rexhep Taip Erdogan, dhe sorosisti maqedonas Zoran Zaev. Të tre këta miqë të mirë të Edvinit duke parë humbjen e pashmangëshme të mikut tyre, dhe fitoren e opozitës demokratike me 25 prill (2021), janë munduar t’i gjinden mikut të tyre në keto ditë vështira, me “ndihma”, që shqiptarët tashma i dinë, ndaj shqiptarët që duan vendin e tyre dhe demokracinë kanë edhe një arësye madhore më shumë që me 25 prill të votojnë Opozitën me në krye Lulzim Bashën dhe ndryshimin…
Fitorja e zgjedhjeve nga opozita dhe Lulzim Basha është fitore për Shqipërinë e shqiptarët dhe humbje pa kthim për antishqiptaret , qofshin këta edhe miqë të “mirë” në ditë të vështira të antishqiptarit-shqiptar, kryeministrit në detyrë, Edvin Kristaq Rama…
Uf… në fund gati harrova të “falnderoi” Vuçiçin, (në veçanti..), që me dekleraten e tij antishqiptare, na motivoi akoma më shumë që me 25 prill 2021 të mos votojmë Edvinin por ndryshimin…
Shqipëri, me 19 prill 2021
BURIMI : ALBDREAMS.NET