Tallava dhe turbo-folku simbol i degradimit kulturor

0
356
Agim Vuniqi
Tash diçka për turbo-folkun, Beogradi ishte qendra e krijimit të një kulture të re e një marrëdhënije dashuri-urrejtjeje për turbo-folk, te të gjithë ata që kane dëgjuar për të.
Ka një histori e lehtë për turbo-folkun, në kundërshtim me ata që nuk kanë njohuri për këtë zhanër dhe urrejnë atë. Megjithatë turbo-folku filloi në vitet 1980, baza e vërtetë e tifozëve arriti kulmet e majave në vitet ’90. Nën kriminelin e luftës dhe liderin, Sllobodan Millosheviç, artistët turbo-folk u financuan nga mafia dhe qeveria luftenxitese si dhe makineria paramilitare serbe e shquar me gruan e kriminelit serb Arkan, Cecen.., por edhe Lepa Brenen të cilat në thelb ishin të njëjta. Nën shqyrtimin dhe sanksionet ndërkombëtare, Millosheviçi gjeti mundësine e përsosur për të përforcuar propagandën e tij pro-luftës në mediat kryesore, duke hedhur vajzat e nxehta në skenë, duke i “hijeshuar” ato me make-up dhe gjoksa te fryer siliconi, u jepnin atyre disa tekste të ushqyera politikisht dhe shoqerimin e tyre me disa kriminelë  lufte. Megjithatë, pas rrëzimit të Millosheviqit, skena turbo-folkiste u kalua nga një simbol i viteve nëntëdhjetë për të qenë thjesht muzikë mediokre. Pra them per te tjeret cdo gje eshte ne funksion te politikes dhe shtetit, ndersa te ne eshte thjeshte kulture, muzike, mish te ferguar dhe alkool, realiteti politik eshte demantuesi më i sakte…
BURIMI : ALBDREAMS.NET