SHËNIME TË VOGLA NGA KRIMET E MËDHA ELEKTORALE …!

0
516

“Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti“. Juri Kim, me 13 prill 2021, në inetrvistnë me gazetarin Lutfi Dervishi-RTVSH.

Tashma për çdo shqiptar që shikon , dëgjon dhe aresyton me shqisat e trutë e veta e jo ato të ripjelles edveriste, e kupton se Edvin Kristaq Rama , për tetë vite ç’qeverisje të Shqipërisë, nuk ka një ditë që të mos e shoqëronte me një skandal, që në një vend demokratik, Edvini dhe qeveria  e tij do të duhej të jepnin dorheqje qindra herë. Por kjo nuk ndodhi për aresye se Edvini , tashma me titullin e merituar, edveri, demokracinë e shikon dhe percepton me modelin e neotomanit turk-sulltan Erdogan, kryespiunit të KGB-së famkeqe sovjetike Putin , apo millosheviçit të vogël Vuçiç. Nëse skandalet më të hershme të edverit duket se disi janë “harruar” , skandale kriminale elektorale të ditve të fundit, tregojnë fëtyren e vertet të një regjjimi, që “shpjegohet” me thënien filozofike të filozofit francez, Deni Didero : “Se një shoqëri, vdes atëherë, kur në të ja vlenë më shumë të jetosh maskara dhe i poshtër, se i ndershëm dhe i drejtë”… Keto skandale kriminale në sherbim të fushatës elektorale të PS-s dhe sektit saj edverian, janë një tentaivë e pastër për deformimin e vjedhjen e zgjedhjeve, që sipas sondazheve serioze, edveri dhe sekti i tij antieuropian e antiamerikan janë të humburit e mëdhenj, ndersa të fituarit e mëdhenjë janë opozita për ndryshim e mbi të gjitha Fiton Shqipëria Europiane. Skanadali që beri bujë keto ditë ishte vjedhja e të dhënave personale nga detabasi shtetror E-Alabania-s, të dhëna që mbrohen (të pakten teorikisht…) me ligj , si dhe venia e këtyre të dhënave në dispozicion të spiunëve të ri, (besa edhe të vjetër),  të ish sigurimit, dje të shtetit komunist e sot të atij edverist. Këta spiun, sot edveri i ka pagëzuar me emri patronazhist. Këta patronazhist të partisë së edverit, duke shfrytëzuar të dhënat e jetës private të votuesve , vigjelojnë, spiunojnë, kërcënojnë , shantazhojnë , me punë , biznese, e me jetën private të votuesit , të cilëve u kerkojnë të votojnë vetëm Edvin Kristaq Ramen dhe PS-n, me kukullat e tij, kandidat për deputet për sektin e ripjelljes edveriste… Skandelet vijojnë me  aktivizimin e krimineleve të të gjitha permasave në shtabet elektorale dhe grupet paramilitare të partisë së edverit. Këta kriminelë flasin , veprojnë e propogandajnë me gjuhen e shefit tyre. Madje këto grupe paramilitare (dikush i quan njesite guerile të sektit edverist…), të cilet keto ditë kanë marrë aq zemër sa jo vetëm të shantazhojnë e kërcënojnë kundershtarët politik dhe votuesit , por edhe ti dhunojnë fizikisht , matrialisht e deri të shkrehin armët e zjarrit mbi ta. Shembulli më domethënës ishte rasti i Kavajës kur tre personat të cilën pasditen e dates 19 prill qëlluan me armë në një nga zyrat elektorale të Partisë Demokratike në këtë qytet, duke lënë të plagosur sekretarin e PD, z. Bledi Okshtuni. Dikush i pa informuar mrë mund të pyesin, se kush janë këta “trima” të ripjelljes edveriste? Ai që shkrehu armën është Ndriçim Jonuzit (Tahiri), të cilin partia e edverit, nga kriminel e vrasës të denuar e bëri bisnesmen të sukseshëm që merrte fonde financiare (pa tendër e me tendera fallso), nga Bashkia moniste e Kavajës, ndërsa dy shokët e tjerë të ketij njesiti kriminal edverist janë Markel Shtylla-shefi i policisë bahkiake të Kavajës dhe Dorjan Troplini polic i policisë bashkiake të Kavajës. Pas ketij krimi policia e shtetit me shumë “sukses” kapi viktimen (të plagosurin), ndersa kriminelet u kapen apo më saktë u vetdorzuan një ditë më pas, mbasi foli Edveri me gjuhen e tyre, se krimineli i bërë bisnesmen Ndriçim Jonuzi  (Tahiri), që hanë, pinë, rrinë e merr fonde financiare nga bashkia socialiste-edveriste-moniste e Kavajës qenka mbeshtetës i PD-s, gjë që e pohoi edhe vetë krimineli. (Të tre  të arrestuarit , presin lirinë nga dreqësia edveriste me urdher të organizatës bazë të ripjelljes edveriste…). E nderkohë kreu i aluiznit e kadastrës, Artan Lame i kalon të gjitha parashikimet e një qeveria rrenacake, mashtruese kriminale. Artan Lame në një audio-përgjim të publikuar nga gazetari investigativ  Artan Hoxha, dëgjohet qartë kur u thotë drejtorëve lokal se kanë qenë për t’u legalizuar gjithseit 320 mijë objekte, janë legalizuar 150 mijë, ndersa kanë mbetur edhe 170 mijë objekte të tjera. Por ngakëto 170 mijë objekte, 100 mijë janë objekte të ndërtuara që nuk mund të legalizohen sepse nuk e lejon ligji, por sipas porosisë të kryeministrit ne do i mbajmë varur pronarët e tyre, nuk do u themi që shtëpia jote nuk legalizohet, se na bëhen (mish për top për opozitën), votues të opozitës. Madje shton se po tu thoshte Millosheviçi që iu legalizon shtepiat apo objektet pa leje për atë do të votojnë. Kështu që një llogari e thjeshtë tregon se sikur çdo objekt që nuk legalizohet, por do të shembet të kenë nga dy votues i bie të jenë baraz me 200 mijë votues, ose 20 deputet… Nga këto 100 mijë objekte që do të shemben pas zgjedhjeve të 25 prillit , 40 mijë janë në Tiranë. Thonë se edhe këtë audio-pargjim e ka marrë në dorë SPAK , që deri tani ka treguar se është ASPAK… E ndersa unë doja të mbyllja këtë shënim të vogël të sakndaleve të mëdhaja të edverit e ripjelljes së tij, në Elbasan, në çiflikun e Taulant Ballës, krisë pistoleta. Trimat e bandave kriminale të ripjelljes, që janë shteti e qeveria e vertet e tualetit e edverit në Elbasan e më gjërë, ditën për diell grumbullonin karta e blenin vota. Pasi shtabi elektoral i PD-s e pikasë këtë krim elektoral, lajmron policinë e Elbasanit, dhe mban pezull makinën që kishte kapur në flagrancë me simbole të PS-s e tualetit plot me para e karta identiteti. Po kë të lajmrojnë sepse policia dhe prokuroria e Elbasanit janë jo thjeshtë ortakë, por mvarës të këtyre bandave të PS.  Ndonse policia vjen në vendngjarje , e shkreta e ajo vet-shtanget, ndersa banditet lajmrojnë kryebanditet që vinë menjeherë në ndihmë të shokëve të tyre, me makina të blinduara e të armatosur deri në dhëmbë. I pari ishte Pjerin Xhuvani e pas tij  Klement Xhaferri (alias Kel Çami) antar i bandës së Suel Çeles, (i cili ka vite që kerkohet nga policia , por çuditrisht nuk po mundet ta arrestojn), si dhe banditë e kriminelë të tjerë, antar të shtabit elektoral të Taulant Ballës. Keta banditë e kriminel të tualetit e sektit edverist, para syve të “fakirave” policë, konfliktohen fizikisht me mbështëtsit e shtabit elektoral të PD-s, madje banditet taulandist, , nxjerrin armët. Klement Xhaferri qellon me armë mbi mbeshtetësit e PD-s , duke plagosur dy nga këta. Instikti i vetmbrojtjes bënë që një ish oficer i shkelqyer i Reneas , me pistoletë me leje , qellon per tu vetmbrojtur. Në mes shkembimit të zjarrit humb jeten Pjerin Xhuvani, kreu i bandës së kokainës së Xibrakës , miku i ngushtë i Taulantit dhe kryesherraxhiu i ditë së verës në Elbasan, si dhe plagoset dhëndri i tij, si dhe një police e re e cila nuk e dinte lojen e policisë së partisë… (Keqardhje për humbjen e jetës të Xhuvanit e kushdo qoftë, pasi jeten ka të drejtë ta marrin vetëm ai që ta ka dhënë, Zoti). Policia kap me sukses viktimen (pasi e verifikon se kishte vdekur, se po te ishte gjallë…prite zot)…, Banditet e tjerë të tualetit me në krye Klement Xhaferrin ikin…, ndersa i akuzuari ish oficeri i Reneas Arbër Paplekaj vetdorzohet e vihet në dispozicion të drejtësisë. Policia e edverit e tualetit, pa ekspertizë shkencore e në në mënyrë antiligjore , deklaron se A. Papleka  ka vrarë trimin e aktivistin e PS-s , Pjerin Xhuvani. Por sipas deklaratave  të para të personave okular Pjerin Xhuvanin e kanë vrarë të tijët (me siguri padashje) gjatë shkembimit të zjarrit..  Ndersa po mbyllja këto shënime në media del në konferencë drejtori i policisë së partisë Ardi Veliu , ku tha se në makinë nuk kishte as para as karta identiteti dhe asgjë të paligjëshme, por policia po arreston  aktivistët e PD-s, ndersa kemi në kerkim Klement Xhaferrin e PS-s që nuk pa mundemi me e kap. Shqip ky kapter edverist i policisë së partisë tregon se kishte prishur provat , fallsifikua ngjarjen,duke njoftuar kështu grupet militare e kriminale   të punojnë të qetë per blerjen,  vjedhjen apo  deformimin  e vote në favor të PS- e shefit tyre ne Elbasan Tuletit…Por pa mbaruar mirë konferenca e kapter Velit , në rreth rrotullimin e Maqellarës është konstatuar një mjet tip ‘Wolzvagen’ dhe në të ishin dy persona. Denis Xholi punonjës i administratës së Bashkisë Bulqizë dhe Albjon Xholi kushëriri i tij. Ku me kembenguljen e aktivistëve të PD-s u ndalua makina dhe pas bllokimit janë grumbulluar qindra simpatizantë të PD dhe kanë mbajtur të bllokuar makinën bashkë me njerëzit deri sa erdhi policia.

Prokurorja urdhëroi kontrollin fizik të personave dhe të mjetit ku u gjetën një sasi e konsiderueshme parash prerje të mëdha 50 dhe 20 mijëshe (lekë), si dhe plot karta identeteti. Në vendngjarje ishte edhe një mjet tjetër në pronësi të Administratorit të Maqellarës. Prokurorja vendosi sekuestrimin e makinave dhe parave, ndërsa 2 personat u shoqëruan në komisariat. Këto pare do të perdoreshin në këmbim të blerjes së votave për PS-n e kandidatët e saj…

Për  këtë model “qeverisje” autokratike e antidemokratike, BE-ja na ka mbyllur deren me “ferrë”. Nga 3 kushte që kishim (në v. 2013) për të hapur negociatat me Bashkimin Europian, sot (2021) me Edverin kemi 15 kushte. Ndersa në vend të kesaj dere, edveri ka hapur atë të vasalitetit me millosheviçn e ri-Aleksander Vuçiç,  dhe  neotomanin turk-sulltan Rexhep Taip Erdogan..

Por për Shqiptarët ka një ditë shprese , e ajo është dita e votimeve, 25 prilli. Për këtë ambasadorja amerikane Juri Kim na paralajmron: “Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti“.

Duke e falnderuar znj. Kim , Ambasadore e SHBA-s , tempullit të lirisë e demokracisë së  Botës , mendova ti mbyllë këto shënime, por me drojen se pa u tharë boja mirë, do të pasojnë krime të tjera elektorale…

Nga Ndue  BACAJ,  Shqipëri, me 22 prill 2021

BURIMI :  ALBDREAMS.NET