Çfarë mund të presësh nga një popull, që i pëlqen skllavëria!

0
446
Nga Bardh Duraku
Çfarë mund të presësh nga një popull, që di vetëm të hesht, dhe kur të vije koha e zgjedhjeve del dhe i voton prapë këta politikanë kriminelë që ua shkatërruan shtetin, jetën e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre!
Çfarë mund të presësh nga një popull, që di vetëm të ankohet dhe nuk e merrë guximin që t’i kundërvihet këtyre pushtetarëve kriminelë dhe mafiozë!
Çfarë mund të presësh nga një popull, që lejon këta debila të politikës, t’i vrasin, t’i plaçkisin e të tallen me ta! Çfarë mund të presësh nga një popull, që kënaqet me lugën bosh!
Çfarë mund të presësh nga një popull, që e hanë sapunin për djathë! Çfarë mund të presësh nga një popull, që jeton me ëndrra, iluzione dhe shpresa të rrejshme!
Çfarë mund të presësh nga një popull, që vuan për bukën e gojës, e në anën tjetër shikon me sy se si këta politikanë vjedhin çdo ditë dhe jetojnë në superluks me paratë e tyre!
Çfarë mund të presësh nga një popull, që kënaqet duke i shikuar këta kriminelë duke ia vjedhur dhe plaçkitur paratë, pronën e gjithë pasurinë, me paratë e tij duke jetuar në superluks, e vetë në varfëri!
Çfarë mund të presësh nga një popull, që i pëlqen skllavëria!!! ALBDREAMS