TE DJATHTET VOTUAN NE KUSHTE JO TE BARABARTA

0
306

Si fituan përsëri socialistët!!?

Nga: Pjetër Jaku

Detroit, U.S.A.

“Forma më e keqe e pabarazisë është të përpiqesh ti bësh të barabarta gjërat e pabarabarta.”

Aristoteli

Edhe pse pa një program të veçantë, pa një politikë sociale në ndihmë të shqipëtarëve, pa asnjë premtim të mbajtur, socialistët me demgaogun e njohur, fituan! Fituan dhe do fitojnë, përsa kohë demokratët e lëshojnë Shqipërinë, përsa kohë demokratëve nuk u ofrohet asnjë lloj ndihme, përsa kohë partia socialiste ndihmon dukshëm Jugun e Shqipërisë,( shih rezultatet)! përderisa blihen ditën për diell votat, si të ishin mallëra për shitje e jo qenie të ndërgjëshme, pa e ditur se çfarë i pret pas votimeve! Por, edhe pse ndërkombëtarët e njohin këtë lloj veprimtarie, i shohin dhe marrin përditë informacionet për bëmat e tyre të mbrapshta, kapet vetem një LSI-stë për blerje votash, kur socialistët- patronazhist blinin të tilla çdo ditë, edhe pse ata i kishin blerë votat already, kohë përpara me punësimet fiktive. Vetëm kjo llogari i mjaftonte Ramës për të bërë kalkulimet e zgjedhjeve, që pa filluar.

A ishin patronazhistët sekser të Partisë Socialiste? Gjithësesi po! A i dinte Partia Demokratike këto? Duhet ti dinte. A i njoftoi ndërkombëtarët? Ndoshta po! A e dinte Partia Demokratike, se Rama  mbylli kufijtë me fqinjët një javë para zgjedhjeve, dhe do ti izolonte për 14 ditë po të hynin? Sigurisht që e dinte. Sa i bëri publike këto  fakte të padiskutueshme që e çonin në humbje? Fqinjët tanë, Greqia, Maqedonia, Mali I Zi, Kosova etj kanë mijëra shqipëtarë, që mund të vinin për të votuar dhe, dihet se shumica e tyre për kë do të votonin. Përse nuk u aprovua ligji për të votuar diaspora? Sa e vështirë do ishte? Aspak! Sot ka mënyra nënshkrimi e votimi pa levizur nga shtëpia. Të gjitha këto e të tjera ndikuan negativisht në fitoren e së djathtës. Kush i bëri të pavlefshme mijëra fletë votimi?! Si ka mundësi të dalë me një vot Alibej në një zonë të Fierit?!! Etj.  A e dinin se  blerësve të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2017-tës nuk u hyri ferrë në këmbë? Deri kur shiptarët të mos ndërgjegjësohen, se blerja e votes është nënshtrim, do të fitojnë përherë socialistët. Vellëzër shqiptarë, mbajeni dhe katër vjet, ndoshta dhe përjetë Enverin t’u shtyp e poshtërojë. Çdo popull ka atë qeveri që meriton! Të na drejtojë ish byroja politike e para 90-tes! Kaq shumë i kemi dënuar krimet e komunizmit!

Duhet ditur një gjë: Të kuqtë janë të zi! Ata përdoren fondet shtetërore, qoftë edhe duke marrë karrigen nga zyra për të dalë në shesh. Ku ta merrte karrigen demokrati pa pushtet? Si do ti bënin takimet demokratët, kur tërë pushtetin lokal e qendror e kishin të kuqtë? Ç’pritet tjetër prej votimeve të 25 prillit 2021?!

Me mundësitë që kishte, është për tu habitur,  sesa shumë ka fituar e djathta, kur ata votuan në kushte jo të barabarta, numërojnë në kushte jo të barabarta dhe vendosin poashtu! Të gjitha çfarë u thanë më lart e vërtetojnë këtë. Të ndërmarresh veprime të njënashme do të thotë të vrasësh barazinë. PS-ja i kishte të gjitha mundësitë, për të hyrë në një ndeshje, siç i pëlqen të thotë shpesh Rama, duke e pasë fitoren e garantuar, nga manupulimet me ligjin dhe vendimet, me blerjet dhe fyerjet, duke e kthyer këtë beteje në një supremaci të dhunshme. E kjo nuk është demokratike e as e ligjëshme, e as njerëzore. Pengesa ligjore për të hyrë në Shqipëri e shqiptarëve, nuk duhej pranuar nga të djathtit! Komisioni Qendror Zgjedhor duhet te jetë një arbitër i paanshëm në deklarimin e rezultateve përfundimtare. Partia Demokratike duhet të jetë shembull në praninimin e rezultatve, duke e mbledhur mendjen për të kërkuar, shumë shpejt zgjedhje vendore, pse jo pas këtyre edhe zgjedhje parlamentare! Duhet një strategji e tillë për të ardhur në pushtet!

Detroit, 27 prill 2021