Recep Tayyip Erdoğan/shpalli “Non Grata” ambasadorin amerikan,por..

0
248

Më 23 tetor 2021, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan shpalli persona non grata ambasadorët e dhjetë vendeve perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Francën, Holandën, Zelandën e Re, Norvegjinë dhe Suedinë për kerkesen për lirimin e biznesmenit dhe filantropistit të burgosur Osman Kavala. Më 25 tetor, Erdogan e ktheu kërcënimin e tij për të dëbuar dhjetë ambasadorët pas kritikave nga krerët e opozitës, duke deklaruar se diplomatët kishin përmbushur zotimin e tyre ndaj nenit 41 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe do të ishin më të kujdeseshëm në deklaratat e tyre të ardhshme.