Poezi nga Iva Katundi

0
393

Autokëshillë

Hidhe hapin me ngadalë,
Kokën poshtë mos e ul,
Lëri britmat mënjanë,
Zërin e shpirtit dëgjo me ngulm.

Besimin në vete mos tradhëto,
Nga fjala e ligë gjej shërim!
Nëse këto i vë sa më parë në jetë,
Atëherë veten e do vërtet!

2012

Vajzat

Ua ka falur qielli,
Shpirtin e kthjellët,
Ua dhuroi dielli,
Rrezet ngushëlluese,
Kopshti është i vetmuar,
Pa dorën e tyre ujitëse,
Buzëqeshjen e ndrisin,
Trishtimin e fashisin

2010