Nata e parë gjysmëfinale e Këngës Magjike

0
243

Nis Kënga Magjike. Këtë mbrëmje është nata e parë gjysmëfinale e edicionit të 22-të të këtij festivali. Producenti Ardit Gjebrea do ta drejtojë festivalin me këngëtaren Marsela Çibukaj.

Nata e dytë gjysmëfinale është nesër, ndërsa finalja e madhe më 29 maj, pra të shtunën. Këtë vit do të rikthehen në skenën e madhe shumë emra të njohur, mes tyre Flori Mumajesi, Soni Malaj, Fifi, e të tjerë.

Ndërsa në juri do të jenë: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderaj dhe Kozeta Kurti