Lamtumire Prof.Skender Temali

0
625

Mesuan lajmin e hidhur se eshte ndare nga jeta Prof.Skender Temali

Nga rrjeti social facebook shkeputem emocionet e fillimit te njohurve te tij

Nga Zija Vukaj

NJOFTIM

Të nderuar miq!

Dua të ndaj me ju lajmin e hidhur për humbjen e mikut tonë, z. Skënder Temali. Sonte shpirti i tij kaloi në amshim. Familjarët humbën njeriun e tyre të çmuar, qyteti humbi një artist të vlertë të artit të fjalës, poezia humbi një zë të kthjellët dhe krejt të veçantë, ne shokët dhe miqtë e tij humbëm një mik të rrallë, një krijues dhe përkrahës të vlerave; një mbështetës të energjive të reja. Zotni Skënderi bëri shumë për kulturën shkodrane. Përveç krijimeve në poezi, poema, tregime, novela, romane studime etj., ai mbetet një qytetar model, një mësimdhënës i përveçëm dhe një individ aktiv në mbajtjen gjallë të traditave kulturore të qytetit tonë, Shkodrës. Mjafton të kujtojmë themelimin dhe drejtimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, si dhe krijimin e organit periodik “Pena e Shkodrës”, që u bë tribunë e shpalosjes së vlerave letrare në rang kombëtar. Ai qe organizator i madh i shumë veprimtarive letrare brenda dhe jashtë vendit, si dhe fitues i shumë çmimeve. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij të nderuar. Shpirti i tij i bardhë pastë rahmetin e Zotit dhe dritën e përjetësisë!

Nga Musa Kurtulaj

Ndërroi jetë shkrimtari shkodran, Skender Temali në moshen 75 vjeç ! Fatkeqësisht nuk mundi ti rezistojë infektimit nga koronavirusi ! Sjellja e tij prej një qytetari model, korrektësia në punë e në marrëdhënie me të tjerët si dhe krijimtaria e tij letrare e publicistike e pasur dhe e larmishme, e bëjnë Skender Temalin të paharruar për të gjith ata që e njohen ! Ngushllime familjes së respektuar Temali !

Nga Voltana Ademi

Shkodra humbet një tjetër vlerë me ndarjen nga jeta të shkrimtarit e publicistit të njohur Skender Temali. Përveç dhjetra veprave letrare, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës dhe botimi periodik “Pena e Shkodrës”, janë dy nga visaret e çmuara që ai na la pas.

Shpreh ngushëllimet e mia për familjen, të afërmit dhe kolegët e zotni Skender Temalit. Pushoftë në paqe!

Nga Sytki Ndrecaj

Sapo mora lajmin e trishtë të vdekjes së mikut tim dhe shkrimtarit të mirënjohur shkodranë e mbarëshqiptarë tashmë të ndierit Skender Temali Një ikje në qiellë, një largim në amshim, një drejtim pa kthim fizik por shpirtërisht kurdoherë pranë nesh me fjalët miqësore, me vargjet poetike, me ndjenjat njerëzore deri profetike. Familjes e të afërmëve, miqve e kolegëve u shprehi ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe të prindit shëmbullorë, të mikut të të gjithëve, të shkrimtarit të madhë #Skender_Temalit.

U prehtë në paqe e pastë dheun e lehtë.

NJË POEZI NË SHENJË HOMAZHI

POETI

Askush s’ka arritur ta deshifrojë sekretin e gjuhës time:

Unë flas me diellin që shfaqet në maje të kreshtës,

Me retë, me zogjtë pas fletëve të vjeshtës,

Me bebet që s’dijnë asnjë fjalë,

Me zgalemët që kridhen e klithin nepër valë,

Me magmën e zemërimit të popujve të globit,

Me shpirtin e zi të një pulëbardhe e të bardhë të korbit,

Me observatorët të bërë rob nga yllësia,

Me verbërinë pa parë krejt pranë kush vdes nga uria,

Me galopin e kuajve nën shkulmet e erës,

Me puthjet që mbulojnë dashuritë si petalet e pranverës,

Jam mikrokozmosi pa emër e mbiemër,

I lindur dikund e askund, as mashkull e as femër,

E sa për statistikë më vini një numur rendor

Dhe një simbol: thjeshtë Meteor!

Nga Ramazan Çeka

TË NDEUAR MIQ!

Sot ndërroi jetë mjeshtri i fjalës së shkruar, krijuesi dhe promovuesi i artit dhe vlerave kulturore, shkrimtari dhe mendimtari Skender Temali, i cili do të mbahet mend si një prej figurave më të spikatura të poezisë, romane e novela, organizator i shumë veprimtarive letrare brenda dhe jashtë vendit, si dhe fitues i shumë çmimeve, veçanërisht si një artist aktiv në mbajtjen gjallë të traditave kulturore të qytetit të Shkodrës.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, të gjithë artdashësve dhe qytetarëve të mrekullueshëm të Shkodrës, për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Nga GJIN MUSA

LAMTUMIR Prof. SKENDER TEMALI,Lamtumir shkrimtari,publicisti dhe nji nder emrat e spikatue te mesimdhenjes ne Shkoder.

Ti largoheshe nga kjo jete duke lene pas emerin e nderuar.Shkodra humbi nji intelektual te radhe,nji shkrimtar dhe publicist te nderuare.Ne qe te njohem nga afere humben shokun dhe mikun e vlerave intelektuale.Skender Temali i kishte shoket e radhe,i dashur dhe shume korrekte ne komunikimin njerzore.

Mbeteshe ne kujtesen tone i perjetshem.Qofsh i XHENETIT O MIKU IM I MIRE.