Gjenerata e re:/LORENCO, djaloshi i ri mirditas, model i talentuar dhe aktor filmash në Amerikë!… (Foto)

0
414
Lorenco Pergega, djaloshi king nga Mirdita, njihet tashmë si modeling i firmёs mё tё njohur sportive “Puma” nё Chikago mё 17 dhjetor 2021. Me shikimin e parë, në gjithë plastikën që shpërfaq në natyrën e tij apo pamjen antropologjike, të len me kuptu arketipin e një aktori simpatik me shtat modeluesi dhe shikimin “shpues”, ndaj nuk është surprizë nëse të thonë se ka marrë pjesë në lojën aktoriale në filma të ndryshëm. Një prej roleve të tij është ai në filmin artistik me metrazh te shkurtёr “ Side Work” nё Michigan SHBA.
Djali i shkrimtarit dhe nënës voleibolliste të Minatorit Legjendë
Lorenco Pergega ёshtё njё i ri shqiptar me origjinё tё vjetёr nga Mirdita. Babai i tij, gazetari, shkrimtari dhe studiuesi i njohur Zef Përgega e ka origjinёn nga Oroshi, ndёrsa nёna e tij Donika Ndrejaj, ёshtё mirditore nga qyteti i Rrёshenit, e njohur si rekordmene kombёtare nё hedhjen e gjyles dhe volejbolliste nё kategorinё e parё me skuadren “Minatori”
Lorencon e mbaj mend këtu në qytetin e Rrëshenit, me vellanё e tij binjak, Marion, spikasnin nё aktivitete kulturore tё shkollёs, qё zhvilloheshin nё sheshin e qytetit me ndihmёn e profesionistёve tё pallatit tё kulturёs sё qytetit. Lorenco ka lindur nё Lezhё, tani ai është nё moshёn 24-vjeçare, por pёr arsye familjare ai me vёllanё e nisi shkollёn fillore deri nё klasёn e pestё nё qytetin e Rrёshenit. Nё vitin 2008 emigrojnё nё SHBA nё shtetin e Michiganit, ku mё parё ishte vendosur babai i tyre.
Lorenco e kishte nisur pikturёn qё nё shkollёn fillore në Rrëshen dhe e vazhdoi atё nё Amerikё nё shkollёn pranё banesёs sё tij nё “Wyndot Midlle School” nё tё mesme nё “Chippewa Valley School” nё Clinton Township. Nё klasen e 10-tё merr pjesё nё njё konkurs tё shkollave tё mesme tё qarkut tё Macomb County dhe fiton çmimin e parё nё mes 19 shkollave tё mesme tё kёtij qarku. Piktura e tij me motiv “Tё mbrojmё natyrёn” u stampos nё bluzat e nxenёsve tё kёtyre shkollave.
Meqenёse Lorenco vazhdonte tё pikturonte dhe shpesh pikturat e tij viheshin nё kёndin e shkollёs, mёsuesit e rekomanduan tё vazhdonte studimet pёr pikturё nё “Macomb Community College” nё Detroit dhe kёtu ai nisi udhёn e artit e pikturёs. Në koleksionin e tij tashmë ka rreth 80 piktura me tematike tё ndryshme, pa harruar vendin e tij Shqipёrinё. Madje ai ёshtё paraqitur nё shkollё edhe me disa skupltura dhe punime nё dru me motive patriotike shqiptare, si flamuri, shpata, shqiponje etj.
Kur e pyesim për vendlindjen, Atdheun, ai shprehet se “nuk e harroj vendin tim, gjuhёn shqipe. Si familje flasim shqip nё shtёpi. Nё fillim ka qenё kёmbёngulja e babait e mandej e kemi vazhduar. Do tё vi nё Shqipёri se shpejti se qё kur jam larguar nuk e kam pa vendin tim. Kur u nisa pёr nё Amerikё gjёja e parё qё me porositi babai nё telefon ishte tё merrja me vete librat e leximit dhe tё gjuhёs shqipe.
Më tej duke rrëfyer dhe për veprimtaritë e babait të tij, Zefit, thotë se nё vitin 2010 babai promovoi librin e tij “Ylberet e Shejzave” nё “Imperial Hause”, ku morёn pjesё shumё nga veprimtarёt e njohur tё komunitetit. Babai u paraqit me njё ekspozitё fotografike nga historia e emigracionit shqiptar nё Amerikё dhe nё njё kёnd kishte vendosur pikturat e mia qё i kisha bёrё nё shkollёn fillore tё Rrёshenit dhe kёtu ku banojmё. U emocionova se po ma respektonin babain pёr punёn e tij nё respektimin e figurave tё njohura tё emigracionit shqiptar, pёr tё cilёt ka bёrё libra enciklopedikё, por edhe se po filmonte ACTV-televizon dhe po bёnin foto. Nuk e kisha parë babain tim pёr mё shumё se tetё vjet. E mbaj mend qё drejtuesi i aktivitetit mё thirri para tё gjithёve tё flisja nё podium. M’u duk vetja si të isha në një përrallë në mes dritave dhe shikimit bujar tё njerёzve. Kёshtu, mandej pashё edhe dokumetarin, qё televizioni paraqiti dhe ky u bё njё motiv mё shumё, pёr tё vazhduar rrugёn e artit dhe pikturёs. Kush punon, i shpёrblehet djersa dhe talenti i secilit, por duhet pak mё i lan mbas dore qejfet e adoleshencёs e me iu kushtue mё shumё udhёs tende e andrrёs tё sё ardhmёs!”
Dita e parë në Amerikë
Kur e pyesim për momentet e para të shkuarjes në Amerikë, ai vazhdon të shprehë mallin për Rrëshenin. “Dua tё them se kam mall pёr Rrёshenin. Nё moshёn katёr vjeçare nana erdhi nё Rrёshen tek prindёrit e saj, mbasi babai ishte larguar mё parё pёr shkaqe politike. Nuk e di as sot se ç’kishte ndodhur me babain tim. Ai nuk preferon t’ia çeli kёtё temё. Edhe ne nuk duam t’a ngacmojmё atё plagё.
Sa herё shikoja foton e tij më shkonin lot dhe pyesja nanёn: “A kemi ne, baba si gjithё tё tjerёt?!” Ajo pёrgjigjej se po, por ka shkuar larg tё punojё dhe do tё vijё njё ditё. Sa herё vinte ndonjё nga Detroiti nё Shqipёri na dёrgonte rroba tё mira dhe ne krenoheshim e lumturoheshim shumё sa mendoja se nana kishte tё drejtё, kur thoshte se ka shkuar pёr ju me u ble rroba tё mira.
Kёtu nё Detroit bëhen shumё aktivitete, festivale, pёrvjetore, festa flamuri…e na shkojmё atje e gёzohemi me kangёt e vallёt shqipe. Mbёrritëm nё Detroit me 28 dhjetor 2008, mbasi babai nguli kambё, qё ta festonim vitin e ri nё Amerikё. Ishte fohtё i madh. Kujtova se po bie akull nga qielli. Patem problem me dokumentat se nuk dinim anglisht. Babai shpesh na porosiste tё mёsonim anglisht, po ne nё shkollё bёnim frengjisht. Dija tё komunikoja frengjisht, por aty nё doganё, nuk pati njeri qё e dinte. Kёshtu njё malёsor na u gjёnd derisa mbaruam punё nё New-York dhe u nisёm pёr Detroit. Nё sallёn e madhe, ku merreshin valixhet pashё njerёz nga shumё kombёsi sa u hutova. Aty na priste babai. Vellai i madh Marini e njohu babain dhe iu hodh nё qafё. E pashё babain, i cili m’u duk si njё statujё e grirё, por njё lot e bёri tё gjallё. Masandej nana na tha: “Shkoni e takojeni, asht babai juaj”. Iu afruam me ndrojtje. Ai na ledhatoi dhe na puthi nё ballё. Shkuam nё shtёpi, ku babai kishte pёrgatitur njё darkё tё kёndёshme. Vonё ramё pёr tё fjet, shumё vonё. Nuk na zinte gjumi. Nanёn nuk po e shikonim nё dhomё dhe dolem nё koridor, duke folur me vёllanё. Dera e dhomёs se babait ishte hapur. Na dёgjoi nana dhe u ngrit. Babai u trёmb se mos kishte ndodhur gjё, por nёna i tha: “Po mё kёrkojnë mua. Janё mesuar tё flemё tё gjithё nё njё dhomё!” …Nuk na besohej se ai ishte babai ynё, qё e kishim pa vetёm nё foto!
Rruga e modelingut dhe e filmit
Siç na tregon vetё Lorenco, ai e nisi rrugёn nё fillim si modeling. Ka marrё pjesё nё disa sfilata mode nё Michigan. Ka qenё i ftuar edhe nё sfilatat e modёs nё New-York, por pёr arsye tё gjendjёs nuk ёshtё paraqitur. Nё shkurt tё kёtij viti do tё marrё pjesё me njё pikturё nё beze 2. 5 x 2 metra, si njё nga piktorёt me studentёt mё tё mirё tё rinj nё Detroit dhe nё njё sfilate mode.
Lorenco Pergega shume shpjet behet modeling i firmёs mё tё njohur sportive “Puma” ne Chikago dhe me pas merr pjesё ne njё rol nё filmin artistik me metrazh tё shkurtёr “Side Work” nё Michigan.
Gjithashtu Lorenco merret edhe me sportin e arteve marciale. Edhe pse eksperienca e tij ёshtё dy vjeçare nё kompaninё prestigjioze tё modeleve, me aktivitete nё disa shtete tё Amerikёs “Indie Fashion”, arritjet e tij janё premtuese, po tё kemi parasysh konkurencen e madhe nё njё vend tё madh si Michigani me 15 milion banorё e 15 milion makina.
Po ashtu Lorenco ka marrё pjesё nё njё rol ekstra nё filimin me metrazh tё shkurtёr “The social Workers!” Ka fituar cminin e parё pёr reklamen e pijёs “Courvoisier” si dhe ne reklamen e “Gentlemen drink”, Video reklamё “Daxton hotel”
Vellai i tij binjak Mario Pergega studion pёr foto studio journalizёm dhe ka marrё pjesё si fotoreporter nё disa sfilata modelingu, bashkё me vёllanё. Nё pranverё tё kёtij viti tё dy vёllezёrit do tё çelin njё ekpozitё me punime nё pikturё, skulpturё dhe nё Jewelry, punime tё Lorencos dhe foto modeling e nga aktivitete tё diasporёs nga Mario Pergega.