FESTON 5 VJETORIN DEGA E UNIONIT “MIRDITA” NE SHKODER

0
771
U bene 5 vite nga dita kur 10 intelektuale mirditore ne Shkoder themeluan shoqaten “Mirdita”, e cila ka homologet e saj edhe ne Rreshen e Lezhe, dhe te gjitha sebashku tashme jane dege e Unionit “Mirdita” ne Tirane. Ne fakt, perpjekjet per ta ngritur ate u bene qe ne vitin 1993, por deshtuan. Vetem ne 2 maj 2016, shoqata mori jete dhe sot jane antaresuar prane saj rreth 200 mirditore.
Mirdita dhe Shkodra kane lidhje te hershme mes tyre. Me pak kerkim ne histori, do te mesosh per origjinen e ketyre personaliteteve qe dhane shume ne historine shqiptare, per fe e atdhe, per art e dije si : Pashko Vasa, Gjergj Fishta, At Prenge Doci, Ndre dhe Lazer Mjeda, Tuk e Kole Jakova, Prenge Jakova, Pjeter Gaci, Mark Kaftalli, Gjon Kapedani, Alfred Kacinari, Bik Ndoja, Lucie Miloti, Marie Kraja, Roza Xhuxha, etj.
Ne nje shkrim te tij prof. dok. Lisen Bashkurti për Mirditën, shkruan: “Mirdita është vendi që mbanë emrin e arbërve, njerëz me zemër të bardhë, me mendje të bardhë, me veshje të bardhë, me shpirtë të bardhë, me kostum të bardhë. Nëse jemi keto që jemi, jemi se kemi Mirditën, nëse jemi ato që duhet të jemi, jemi nëse e ruajme Mirditën”.
Askush nuk do e kishte besuar qe ne Shkoder ka kaq shume mirditore nese nuk do te ishte deshmuar kjo, jo thjesht me hulumtime ne gjendjen civile te Bashkise, por ne unitetin qe kane pasur miridtoret ne aktivitetet e organizuara pergjate 5 viteve.
Mirditoret kane familjet e tyre, e brezat kane se cfare tu lene brezave. Ruajtjen e vlerave, kultures, traditave dhe historise se Miridtes, e nje kontribute te vyer ne kete ka dhene edhe shoqata Mirdita, e cila keto tipare i ktheu ne misionin e saj pergjate 5 viteve, larg bindjeve partiake apo ndarjes ne bajraqe e krahina, qe fusin percarje.
Aktiviteti i festimit te 5 vjetorit te Deges se Unionit “Mirdita” ne Shkoder, u organizua ne ambjentet e bar-restorant “Oborri Shkodran”, ne prezencen e mjaft mirditoreve, jo vetem atyre qe banojne prej vitesh ne Shkoder, por edhe mjaft miqve te ftuar. Nderuan me pjesemarrjen e tyre: familjaret e te ndjereve Ndue Gjonit, Preng Zefit dhe Gjon Markut (te cilet ishin pjese e themelimit te shoqates), dr. ekzekutiv i Unionit “Mirdita” ne Tirane z. Gjon Lleshaj, kr. shoq atdh. “Dukagjini z. Ndue Sanaj, kr i shoq. “Kastrioti” ne Lezhe z. Pashk Ndoci, ishdeputeti i parlamentit shqiptar z. Petrit Gjoni, publicisti i njohur dhe dr. i Qendres Kulturore Mirdite z. Gjergj Marku, Kryetaret e shoqatave homologe ne Mirdite dhe Lezhe, Mjeshtri i Madh z. Gjon Frroku, etj.
Fjala hapese e aktivitetit u mbajt nga kr i deges se Unionit “Mirdita ” ne Shkoder, Mjeshtri i Madh ing. Zef Gjini, i cili evidentoi ecurine e shoqates duke e vendosur theksin tek mbeshtetja me e madhe qe duhej t’i jape deges se Shkodres qendra ne Tirane. Njeheresh ai parashtroi edhe projektet per te ardhmen e afert dhe te larget. Me tej z. Ndue Marku, sekretar i Deges se Shkodres paraqiti nje panorame te plote te gjithe veprimtarive te shoqates qe nga themelimi i saj e deri ne ditet tona.
Duke vleresuar gjithe perpjekjet e bera deri tani dhe pergezuar Degen e Shkodres per organizimet seroze nder vite, miqte e ftuar ne aktivitet, e konsideruan Degen e Shkodres si nje model i mire qe duhet marre shembull edhe nga deget e tjera ne Shqiperi.
Nje moment i rendesishem ishte shperndarja e certifikatave te “Mirenjohjes” per te gjithe ata mirditore qe kane kontribuar ne mbarevatjen e veprimtarive ne aspektin intelektual dhe profesional.
Nje falenderim i vecante shkoi per sponsoret e aktiviteteve pergjate 5 viteve: z. Nikolin Jakaj kr. i Unionit “Mirdita”, biznesmenin z. Ferdinand Melgusha n\kr. i Deges se Shkodres (njeheresh dhe sponsor i aktivitetit te 5 vjetorit), avokati Ardian Brunga, z. Mark Gjeci, z. Ndue Bidani, z. Gjon Preci, z. Dede Marku, z. Shtjefen Pjetrani, z. Tome Pjetrani, z. Luigj Paloka, z. Ardian Lleshi, Big Market dhe z. Pashk Ndoci.
Atmosfera, pas karaterit zyrtar te aktivitetit, u elektrizua nga interpretimet e mrekullueshme te kengetareve te Ansamblit “Treva”, Ndue Shytani dhe Fran Kodra, si dhe Mjeshtrit te Madh Gjon Frroku (nje nga moderatoret me te mire te aktiviteteve te fund vitit te realizuara nga Dega e Shkodres). Vallet e kenget zgjuan akoma me teper deshiren e mirditoreve per te mos harruar traditat e kulturen e vendit ku u linden dhe u rriten. E rendesishme eshte qe ato te percillen tek brezat e rinj, c’ka perben edhe qellim kryesor te Deges se Unionit “Mirdita” ne Shkodre.
Nje material te zgjeruar te ketij aktiviteti, ju do te keni mundesine ta ndiqni ne emisionin “Arome Shkodre” te Tv1 Channel si dhe ne emisionin “+355 Atdheu” te

AlbDreams Televizion

ne USA. Per diten dhe oren do t’ju njoftojme sapo materiali te jete gati.

Fotot ne kete status jane realizuar nga fotografi Artan Marku, te cilin e falenderojme per gadishmerine dhe pune e mrekullueshme qe realizoi sebashku me bashkeshorten e tij.
Festa te tilla uroj te kemi gjithmone e jete te gjate Unionit “Mirdita” ne Shkoder.
NGA KOZETA BRUÇI
PER ME SHUME LEXONI  ALBDREAMS.NET