Femrat e “Vllaznise” presin “Realin” e Madridit në “Loro Boriçi”

0
725

Vajzat shkodrane janë ekipi i parë në historinë e futbollit shqiptar, të meshkujve dhe të femrave, që kualifikohen në turneun më të madh të futbollit të klubeve. “Grupi i ferrit” është konsideruar grupi që shorti ka vendosur Vllazninë në grupin A, aty ku do të ketë kundërshtarë skuadra si Reali i Madridit, Chelsea dhe PSG.

Para pak minutash janë vendosur ndeshjet që do të luhen në këtë grup. Një ngjarje gjigande pritet të ndodhë në qytetin e Shkodrës ku është vendosur që ndeshja parë do të luhet me 20 tetor ne orën 18:45 në stadiumin “Loro Boriçi” Vllaznia do të ndeshet me Real Madrid. 

20 tetor : Vllaznia – Real Madrid

26 tetor : Chelsea – Vllaznia

23 nentor : PSG – Vllaznia

8 dhjetor : Vllaznia – PSG

16 dhjetor : Vllaznia – Chelsea

22 dhjetor : Real Madrid – Vllaznia