Dikush jeton me buzëqeshjen tënde

0
354

Nga Marash Gilaj

Buzëqeshja është pritja më e mirë,

Lejekalimi në marrëdhëniet njerëzore,

Për shëndetin ilaçi më i lirë,

Dhe gjuha magjike bashkëshortore.

* * *

Është mjet afrimi e relaksimi,

Sistemi ngrohës për çdo zemër bujare,

Muzika e shpirtit dhe moment gëzimi.

* * *

Paqja midis nesh fillon me buzëqeshjen,

Ajo na lëhtëson dhimbjet e na fal lumturi,

Askush si ajo nuk e kompleton veshjen,

Dhe ka më vlerë se çdo stolí.

* * *

Njeriu ka frikë nga njeriu që nuk buzëqesh,

Largohet prej tij

Buzëplasur e plot mërzi,

Këta mendjembyllur askush nuk i desh.

* * *

Do të këshillonte një kinez,

Kur merresh me tregëti

e lufton për sukses,

pa një buzëqeshje në fytyrë,

kurrë mos guxo të hapësh një biznes.

* * *

Kur buzëqeshja vjen nga goja,

Mund të jetë edhe e shtirë,

Kur vjen nga sytë e buron nga zëmra,

Është e sinqertë, krejt e dlirë.

* * *

Buzëqeshja nuk shpreh gjithmonë,

Masën e lumturisë,

Por është sistemi ngrohës,

Që i fal mirësjellje njerëzisë.

* * *

Kjo kohë, shpesh, e përbindshme,

E kthen buzëqeshjen në vello,

Të një situate të dhimbshme.

* * *

Mos u ngrys, mos u bën asketik,

Pa një buzëqeshje,

S’mund të jesh simpatik.

* * *

Në çdo marrëdhënie,

Kujtohu e mos harro,

Se dikush jeton

me buzëqeshjen tënde.

—-

5 Gusht 2021