Pjeter Vukaj i mbylli syte sot,

0
1072
Nga Gjovalin Lumaj
Nje lajm i trishtueshem,
I pa besueshem..!
Pjeter Vukaj i mbylli syte sot,

 

– Pse o Zot..?!
E more kaq shpejt, pa prite,
Kete njeri qe krenarine na ka rrite,
Me gjetjet aristike- gjeni,
Me doren e tije flori.
Mbetem pa fjale,
Kete talent qe Zoti pati fale,
Model ne krijimtari, ne punime,
I pa arritshem ne vendlindjen time.
U rrite ne vorfni si rralle-kush tjeter
Por me shpirt te madh, vella Pjeter.
Vepra jote e shndriteshme,
Mbetet e pa arriteshme.
.
Te mban gjalle vepra jote,
Nder vite e mote,
E ruajne vepren tande,
Muzete , galerite Shqiptare dhe Europiane.
Perkulem para tandes veper
– O Pjeter qe nuk gjendesh tjeter..!
NJE POEZI NGA PJETER VUKAJ

“Zogjtë e dëborës…”

Më kujtohet fëmijëria, nga fluturimet dhe cicërima e zogjëve
Në dimrat e ftohtë në ngarkuar me borë…
Ishim të uritur ne edhe zogjtë…

Zbritnin nga malet e cicëronin degëve të pemëve
Ne,fëmijtë merrnim kakinin që pjeknin bukë
Me një spango e një lëndë bënë kurthin e zogjëve
Pabesisht i gënjenim me pak bukë

Si politikanët  në fushatë…

Zogjtë e pafajshëm,binin në kurth.
Mizorisht prisnim kokat e tyre..
Jepnin shpirt me një cicërimë…
Një kokë e prerë,kishte hapur sytë, e më shihte vetëm mua
Me sy të zinj si dy rruaza…
Unë,ndjeva dhembje.
Nuk munda t’i jap poshtë mishit të zogut…
Më dukej sikur më cukite me sqep nëpër zguer

Që atëherë i dua më shumë zogjtë dhe zogun..
Edhe zogun që më takonte mua, e lashë të
lirë
Nuk e mbylla në kafazin e zymtë të realitetit
Nga që më pelqen liria e zogjëve…
Unë,jam i gatuar me brumë prej ëndërre,
E kështu ndjehem mirë
Jam vetëdenuar me liri
Jam si ëndërra, si zogjtë…
I çliruar,krejt i lirë…

NA NDIQNI DHE NE  : ALBDREAMS MEDIA