Zymer H. Haliti : DIELLI IKU MATANË

Atje larg diku në perëndim

Dikur vonë dielli perëndoi…

Me vete mori shpirtin tim

E m’la n’heshtje të meditoj

Sa shumë e doja sot diellin

Të qëndronte në këto çaste

retë e dendura veshën qiellin

Iku dielli hijerënd mbi male

Unë pa diell nuk e dua jetën

Sepse as lulet s’do tê çelin

Të mangut e ndiej dhe vetën

Kur afër nuk e kam diellin…!

Sonte në heshtje po kaloj natën

E n’mëngjes pres të shfaqet dielli

Për shumë gjëra e mbajta fjalēn…

qēndisur bukur me ngjyra ylberi.

Zymer H.Haliti

Kushtrim Azemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Drita Dekaj : DASHNIA E VERTET

Fri Feb 13 , 2026
Ndjej një madh që se përshkruej dot. Kshtu asht dashnia e njerzimin sot… Nuk ftohen zemrat nga largësia. Kshtu e ka shkrua perëndia… Madh po kam e m’djeg si prush. Kshtu si unë ndollet gjithkush. Ky kurbet na u ba plag . Jeton me ne ditë e natë… Dashnia zemrat […]

You May Like