Trazicioni i ’90-ës, lufta e Kosovës dhe protesta për ‘traun’, tre ngjarjet që shenjojnë librin “Mes dhimbjes dhe shpresës” të autores Aurora Guska

KUKES– Janë ngjarje dhe përjetime reale nga vitet ’90-të, por edhe ngjarje të pas viteve 2000, të cilat vijnë të rrëfyera nga një avokate. Bëhet fjalë për Aurora Guskën, e cila sjell për lexuesin librin e saj të dytë. I titulluar “Mes dhimbjes dhe shpresës” në të mund të gjeni rrëfime personale të avokates që ndër vite u bë zëri i grave të dhunuara dhe viktimave të dhunës në familje.

“Nuk është një libër me statistika, por me lot dhe me shpresë. Tregon ngjarjet e viteve ’90 kur kam qenë sekretare gjyqësore në Gjykatën e Kukësit dhe pas vitit 2004 si avokate, si zëri i atyre që duhet të dëgjohen, i atyre që kanë shpresë”, tha autorja.

Me origjinë nga Vlora dhe e martuar në Kukës me inxhinierin e minierave Gëzim Guska, autorja gjeti pikërisht në Kukës vendin ku ndërtoi jo vetëm familjen por edhe ndërtoi karrierën e saj në shërbim të drejtësisë dhe qytetarëve kuksianë.

“Ky libër u dedikohet të gjithë qytetarëve të Kukësit, si një qytet lider i mikpritjes dhe bujarisë. Kam pasqyruar ngjarjet e ’99-ës, kur shumë kosovarë lindën në Kukës gjatë luftës. Është paraqitur edhe protesta e madhe ‘Jo traut’, ku Kukësi u bë një grusht i vetëm. Për të treguar Kukësin dhe fuqinë e grave dhe vajzave kuksiane”, vijon ajo.

Për kolegen e saj, avokaten Melisa Zeneli, “Mes dhimbjes dhe shpresës” është një dëshmi frymëzuese e jetës profesionale të autores, një grua që për vite me radhë ka qenë pranë dhimbjes njerëzore, jo si spektatore, por si mbështetje për gratë që kanë kërkuar drejtësi dhe dinjitet.

Në vitin 2010, Aurora Guska botoi librin e saj të parë, “Një jetë si punonjëse në Gjykatën e Kukësit”. Ajo është anëtare e Këshillit Bashkiak Kukës, kryetare e Aleancës për Barazi Gjinore dhe sekretare e Dhomës së Avokatëve në Kukës.

Kushtrim Azemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Oscars 2026, shpallen prezantuesit e parë të ceremonisë së 98-të

Fri Feb 20 , 2026
Fituesit e çmimit për Aktorin më të Mirë të vitit të kaluar, Adrien Brody dhe Mikey Madison, së bashku me fituesit e çmimit për Aktor Mbështetës, Kieran Culkin dhe Zoe Saldana, do të jenë në skenë në edicionin e 98-të të Çmimeve të Akademisë për t’ua dorëzuar çmimet pasardhësve të […]

You May Like