SHQITARI DHE LIRIA SINONIME TE PERJETSHME

0
270

   Refleksione rreth librin “Per te gjetur lirine” te autorit Rush Dragu

ZEF PERGEGA

Shqiptari, si bir i pushkes, tokes, politikes dhe shtegtimit, gjithmone ka rran ne kerkim te lirise. Here me huten e gjate per faqe dhe here me canten e ikjes ne shpine eshte nisur, per te gjetur lirine e tij. Shqiptari, kur nuk ka qene uji ndjenjur, ku as bretkoca nuk kendon, por ai ka preferuar rrjedhjen e lumit, per te qene lum e varkatar.  Kur e ka humbuar shtegun dhe eshte bere nate, ka pritur  te linde dielli dhe me hapa te zgjatur e ka shoqeruar drejt perendimit. Shqiptari eshte qenje njerezore qe leviz. Odiseja levizi deteve ne kerkim edhe pse ne vendin e tij pati paqe. Pellumbat e Noes fluturuan per te gjetur bregun e lire. E shqiptaret kane nje misherim deri ne rrace tek Odiseu, si mbret e deri tek pellumbat qe paralajmerojne paqen dhe lirine. Pra rraca jone e ka mbrojtur lirine dhe me gjakun e tij e ka vaditur faren e saj.

Shqiptari mund te jetoje pa buke e pa uje, por asnje minut nuk mund te ndjehet i gjalle pa frymen  lirise. Ndaj liria dhe krenaria jane tipare shqiptare. Eshte cuditshme qe ne mes nesh kalina pjelle klysh dhe ngrihen njerezit e poshterimit, duke u ndezur qirinj dhe me dhurata te cmuara luten qe te rriten, per te kafshuar vlerat qyteteruse, unitare e kombetare. Kane me shume se pese shekuj keta spathoke te mykur me kollare gjuhe qeni qe lehin mdaj shkrimit dhe kendimit shqip. Lehjet dhe corba duken si me te medha se shkronjat, por pikerisht drita e madhe e tyre i verbon….

Kolanes se librave qe shkruhen ne diaspore me kohe i eshte shtuar edhe ai i autorit  Rush Dragu, tashme  nje emer ne pemen e frytshme te informacionit dhe analizes mes shqiptareve te Amerikes. Libri kaloi disi ne heshtje nga se vete autori e shperndau mes miqesh pa ndjonje ceremoni festive, sic e meriton, jo vetem thjeshte permbajtja e librit por me teper koha e shpenzuar, vlerat qe percjelle edhe si freskim i kujteses kombetare. E freskimi i kesaj kujtese ehte si vaditja e nje zambaku te bardhe ne ballkonin e trashigimise se tradites, cultures , heronjeve dhe martireve. Autoreve te librave u shkon jeta, duke nderuar te tjeret deri ne harrese te vetvetes.  Pikerisht kjo e fundit, pra harresa iu vjen pershtat nihilistit dhe poshtruesve, duke e perdorur kete si pasarele mode, per te promovuar skajmerisht e rrenesisht vetveten si nje zhabe e fryer ne lavd.

Rush Dragu, ne fakt eshte sfide e ketij fenomeni ne shoqerine tone. Puna flet dhe vetem asaj i perket zani i mire, Mbi 16 vjet me portalin “Albdeasms. net”, “Radio Iliria” dhe “ADTv” ai eshte nje vlere e spikatur mediatike nder shqiptaret e Amerikes. Por asnjehere nuk u promovua as ne menyre elementare dhe as ne menyre te bujshme krijimtria dhe pershkushtimi ne fushen e informimit te mergates dhe me tej. Madje ai eshte thyersi i mitit te paprekshmerise dhe inkuzicionit fanatik dhe te molepsur qe e ka shoqeruar dhe e shoqeron diasporen krahas fuqise dhe energjise se saj pozitive ne ceshtje te karakterit kombetar. Rus Dragu me nje fototeke prej rreth 30  mije fotosh artistike, te denja per cdo reviste e gazete presticioze eshte nje Marub i fotografise artistike ne Amerike dhe nje sherbetor i zellshem, por gjithmone flas, kur te tjeret qe nuk i afrohen as tek thembra, ku ne bashtinen e fares se tyre pa fare mbin ferra e gjakut te urrejtjes, aty njerezit si ne nje peligrinazhi makaber ndezin qirinj qe te shohin se si ne syte e tyre rriten parazitet…e pastaj sa te behen te ngrihen ne kembe i ftojne ne tavolinat e nderit dhe  kenaqen kur ua hane mishin e pjekur neper pjata, duke cuar edhe dolli per shendetin e tyre, me shume se per flamurin. Njerzit dhe krijuesit qe jane kundra ketij mikrobi gjakes si Rush Dragu me librat e tij edhe anatemohen, por nuk dekurajohen se fuqia e fjales eshte me e madhe se shtypja e nallanes

Po le te ndalemi tek vlerat e librit “Per te gjetur Lirine” Ky liber, te cilin e lexova edhe njehere keto dite eshte nje sherbestar i vyer ne kroniken e historise se emigraconit, jo thjeshte si renditje kalendari, por si piktatje artistike ne tematiken qe ka zgjedhur autori. Ne fakt autori eshte me i talentuar sec e njeh ai veten, apo sec e njohin te tjeret edhe per shkakun se ai ka konsumuar shume vite nga jeta e tij ne mergate duke formezuar apo edhe frymuar dryshe tri mediat e tij te rendesishme, madje qe nuk i ka kush si ai ne Amerike. Ndaj gjithe tematiken, vargun e metaforave dhe gjetjeve artistike e figuracionin si vela anijes ne detin e kohes, ai e ka ne “muzeun” mediatik me teper se ne faqet e nje libri. Madje me nje guxim dhe vullnet te tejkaluar dhe jo fort te ndeshur ne diaspore, ai e ka kaluar ylberin e perkushtimit njerezor ne fushen e fjales se lire. Libri “Per te gjetur lirne” 2013, perban kronika te shkurtera, intervista, ese dhe anazliza. Te gjitha keto ne nje periudhe te caktuar jane formezime qe dalin ne drite nga nje pene e vemendeshme nga aktivitete te komunitetit te shqiptareve ne Detroit, por edhe atyre ne vendlidje, Malesi, Kosove e treva te tjera shqiptare. Aty vjen shqesimi dhe forca e nje shpirti qe vlon ne ardhedashuri me energji pozitive, duke prekur te gjitha fushat e jetes. Njeriu apo ne vecanti krijuesi behet me aktiv, kur koha nuk i premton, kur vuajtjet I shtojne dhimbjet, kur punet i sillen neper kembe, dhe aty ai merr energji, per tu bere nje shpirt i bukur ne fjalen dhe per fjalen.

 

Autori Dragu merr mbi vete nje pergjegjesi, si publicist dhe shpreh gjithnje nje korrektese ne punen e tij, duke u bere nje kontribues per mergaten edhe ne probleme te tjera qe kane emigranetet ne raporte informacioni qe kane ata ne lidhje me sistemim dhe jeten amerikane. Intervistat e zhvilluara ne Amerike me figura te demokracise dhe persekutimit si Pjeter Arberori qe eshte nje ka me te arrira ne fushen e ingormacionit dhe te veshjes me petkun artistic. Po ashtu intervista me biznesmenit Gjeto Ivezaj, i cili qe diten e pare te demokracise ne Shqiperi shkoi nga Amerika, per ti dhene Shqiperise se enderruar prej tij, shtyse per liri e prosperitet. Historia e emrigrantit Nikolle Vneshta dhe vrasja e vellait te tij. Intervistat me Ekrem Bardhen, Zyliha Milotin, Besnik Qinarin, Sali Manin… e pasqyrojne sfondin ne vlera dhe krijimtari letrare dhe humoristike.

Amerikanet kane nje shprehje: “Eshte mire me qene i rendesishem, por me e rendesishme eshte te jesh njeri i mire!” Te gjitha problemet dhe percarjen ne komunitet kane ndodhur sepse njerezit duan te jene te rendesishem e gjithnje gjela te pare, fis e bajraktar, te dalin, te duken, duke shtyp e nencmuar tjetrin, per nje filxhan turk lavdi. Pikerisht kete thember te Akilit e ka sulmuar me shigjeten e tij te mprehte Rush Dragu, duke i goditur ne shenje. Dhe pikerisht per kete ka marre shpesh edhe ndeshkimin debatues ne fryme te liga. Kjo eshte thembra e eseve te tij ne butaforine e te cilave mbyten personazhet  me loje te dyfishte ose kundravers. Por ai edhe i misheron dhe u jep doren te dalin nga pellgu i ndotur. Duke qene se autori ka qene i perfshire ne proceset demokratike te Shqiperise, i zgjedhur ne organet drejtuese te PD-se dhe i votuar si kryetar komune i Kelmendit e si drejtor i shkolles se mesme , ai mban edhe qendrime kritike politike, te cilave nuk u shmanget debateve rreth kesaj teme, qe gjithmone paska qene e thene te vloje edhe kur nen te nuk e ka zjarrin te ndezur. Rush Dragu eshte autor i disa librave, por edhe recesnsave te librave kryesisht te shkrimtareve te Amerikes, si Fran Cama, Lulash Palushaj, Mark Gjokaj dhe Pjeter Jaku e Zef Pergega dhe mjaft shenime per autore te tjere, qofshin keta poete dhe shkrimtare . Madje ai u ka siguruar kushte per promovime dhe shpesh i ka udhehequr ato, duke u bere edhe kronikat perkatese. Ai te udheheq me shembulli e mire dhe pozitiv ne letersi dhe ne fushen e publicistikes, pa harruar ate mediatike qe ka nje kulm dhe nje kumt te zeshem.

Ne fund te fundit mund te themi se ne librin “Per te gjetur lirine” vertitet jeta e shqiptarit ne kerkim te saj, me dinjitet dhe me sens kritik per te mos e humbur ate. Te shkruajme dhe te deshojme vlerat tona qe neser te mos zgjohemi me sklepat e humbjes, kete na e thote me ze te larte Rush Dragu dhe krijimtaria e tij.

BURIMI : albdreams.net