Poezi nga Lasgush Poradeci

0
356
Dremit liqeri

Mi zall te pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi,
Ai ndaj fundesh u perflak
Posi me zjarr e me flori.

Posi me flake-u ndez e kroj,
E vetetiti plot magji,
E yll` i dites perendoj
Ne qetesi dhe dashuri.

Tashti po shuhet nene mal
Qytet`i ngrysur ne te zi,
Po ndizen yjte dal-nga-dal
Plot bukuri!Plot fshehtesi!

Ne kete cas perendimor,
Ndaj po me dehen syte-.e mi,
Kuptoj si shpirtin vjershetor
Ma frymezon nje mall i ri.



GJENIU I ANIJES

Veshtroni si shket siper valash
E tundet anija me nge? –
…Me krisme-e me prush prej sterkalash
Mi te shkrepetiu nje rrufe!…

Ti det, brohori fshehtesire!
Kuptim i potershem, ti det!
…Po heshtje: ndaj vales se nxire
Gjeniu i anijes po flet:

Prej zallit qe sot po largohem,
Fillova mergimin e ri;
Hepohem…anohem…humbohem…
Po sulmin s`e ndal kurrsesi.

Dh`aspak nuk me tremb zhurmeria,
Ndaj turret me hov e vertik
Mi balle-e mi korje te mia
Ndersimi-i tallazit armik.

Perpara kur shoh gjeratore,
Dh`ato me gremisin ne fund-
Mi kulmin e vales malore
Un` heq te shpetoj sa me mund.

E morti fatkeq ne me ciku,
N`u desh tmerresisht te fundas-
Aspak nuk me thyen rreziku,
Po nis e permbysem me gas:

Se prapa le vazhden e ndritur-
Q`e hapa me shpirtin fatos:
Fistonin gazmor ku pat shkitur
Valim-i anijes q`u sos.

Valim-i anijes se lete
Qetohet,ndalohet,mbaron
Njeriu i anijes perjete
Hepohet…anohet…valon…



Gremina

Ti sot as qesh as qan,
Ri larg e qetë.
Në shpirtin t’ënd ti mban
Një faj për jetë.

Një dashuri me gas,
Siç fryri era,
E zure shpejt në ças,
E le përhera.

U ngrove-ashtu sa mund,
As shumë-as pakë,
S’të ndriu përdrejt në fund
E bardha flakë.



Je ulur fort

Kujtimi im qe me s’me jep te qete,
Kujtimi im q’ u llaftaris pas teje,
Ne qetesi esht’ isker prej rrufeje,
Ne cas llaftare zjarr e flake vete.

Ckelqen si prush kur sketerrohen rete,
Kur mall’ i dhembshur ze bucet ndaj meje.
Kuptimin t’im o! ndjeje-ahere, ndjeje,
Se n’ate hof m’a ndrin ah! zemr’ e shkrete.

Kaq mot-me-mot shkendijat m’j-u shperndane
Gjith permi kulm te bimes me se gjate…
M’j-u pereluan gjith me tjeter ane…-
Je ulur fort, po syt’ e mi te pane:

Plot me stoli kjo lul’ e zemres s’ate!
Si kopsht i mbushur plot me jargavane.



Ku vemi shpesh

Në zemër t’ënde vetëm unë,
Në zemër t’ime vetëm ti,
dhe jashtë bota fjalëtare,
Dhe jashtë syri plot zili.

Dh’ashtu filluam përngahera
Një vetësi plot ëmbëlsi,
Të mos na shohë syr’i botës,
Mos na zemrosh, moj njerëzi.

Dhe ikm’ e ikmë gjith-më largë,
Dyke kërkuar pak liri,
Që me t’u ndezur flak’e ditës,
Gjer më të mugëtit të zi;

Gjer në mesnatë-e pasmesnate,
Oh! E pangopur e arrati!
Un’ hijerënd’ e mvrerësuar.



Kush ta fali bukurine

Kush ta fali bukurine
Qe t’e me trerosh te zine!
Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,

Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!
Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m’ju flisje,dic m’ju thoshe,

Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.
Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c’me fole mua.
Leshrave t’ju binte hija,

Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.



LAMTUMIRE

Me del e ze pshon me te fshete
Nje breng hije-rende mi sy;
Perbrenda ne zemren e shkrete
M`i shtje drejt-per-drejt qe te dy

E loti prej syve te tua
Rrengjethet valome perdhe:
M`j-a ndjen veshtrim-bukur-pallua
Ti zemres greminen e re…

Po kenget qe sot me nuk jane,
Stolisen me mall ne megrim.
Permbytur mjerimesh pa ane,
Ndrin Yll`i te riturit t`im.