Nevila Neziraj : Gruja Ndër Shekuj

Ajo nuk erdhi nga vetëdija
por nga urdhëri që u kthye në djep
ku ndër shekuj përkunden breza
duke shuar etjen me dhimbjen e shenjtë

Ajo nuk erdhi nga tempujt e sundimit
nuk hëngri ushqim nga ena e argjendë
por nga tehu i mbrehtë i durimit
duke ia shqyer shpirtin me dhembe

E nga duart e saj të arta
kaluan fëmijë, trima, kombe
ndër ëndrrat e saj më të zjarrta
ishte gjuha e thurur me simbole

Gruaja kjo pasuri e lashtë

që ecën mbi tokë në aksin e flijimit
mbi kurrizin e saj mban dy jete bashkë
zanafillen dhe fundin e njerëzimit !

Kushtrim Azemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Zymer H. Haliti : DIELLI IKU MATANË

Fri Feb 13 , 2026
Atje larg diku në perëndim Dikur vonë dielli perëndoi… Me vete mori shpirtin tim E m’la n’heshtje të meditoj Sa shumë e doja sot diellin Të qëndronte në këto çaste retë e dendura veshën qiellin Iku dielli hijerënd mbi male Unë pa diell nuk e dua jetën Sepse as lulet […]

You May Like