Më duhet pak kohë

0
387
Nga Mimoza Cufaj Rexhvelaj
U lodha nga sulmet e përditëshme,
Kështjellën e zemrës tënde për ta pushtuar,
Tash jam në mëdyshje se prej kah
Duhet të sulmoj, që të mos ndihesh i lënduar .
***
Provoj të hyj nga sytë
Vezuvi, thua ti, u zgjua…
Provoj të hyj nga buzët
Etna, thua ti, ç’punë ke me mua?!
***
Të hysh nga porta e trurit tënd
Në se i pamundur, është mision i vështirë,
Se ka raste që mendjen nuk e gjen aty
E ti mbetesh kacavarë në rrëpirë.
***
Nga t’ja nis demonët i pyes!
Me hungurima hienash ato po pllasin:
Të gjitha rrugët a nuk të çojnë në Romë?
Të gjitha shtigjet a nuk dijnë të flasin ?
***
Tek sa rri në vetminë në një stol
Të vjetër sa … nga uljet e sakmnorëve
Pres me gjasa të të më vijë
Titaniku i mbajtur me amanetet e dasmorëve .
***
Ti e di, në detin tënd të mbytem s’dua
Se notin e di , e di të shkoj larg
Ndofta dhe atje ku patat e egra
Digjen nga shendi i të qenit në varg .
***
Po kaq, ti e di se shijen e kripur
Hiç për zemër shenjtërisht nuk e kam ,
Të gjej pak kohë për t’i dhënë teposhtë
Lotit nën qerpik, e bindur jam .