“Mall bulevardi”

0
562

“Ka qene dikur nje qytet…
Ne vend te zemres , “nje bulevard”
Nje bulevard ku mijera njerez…
Çdo nate takoheshin… ” ..mos jam percart ?

Nga mijera fytyra qe kam njohur
Qindra mbaj mend, pak kam harruar
Valle sa prej tyre shperndare ne bote
“Mall bulevardi” i ka sharruar ?

Nga Vollga vinte nje muzike
“Sahati” e kishte si kolone zanore
Kafe Gjirokastra, kafe nuk ofronte
Por historira me “dashnore”

“Me ka marre malli” per Bar Sahatin
Qe ta mbledh veten me nje konjak
Nje xhiro qejfi ne rimorkio
Nga Porcelani ne Kombinat

“Mall bulevardi” per nje rruge
Qe e pushtoj tek luaj “botash”
Ku i vjedh kumbllat nje gjitoni
Ku gjunjet e brrylat, behen copash

“Mall bulevardi” per nje shok te ngushte
Ai i qete e une “gjaknxehte”,
Une per “Beatles”, ai per “Stones”
Tek “Ura” ziheshim , po pajtoheshim lehte

Per nje rrugice , kam shume mall
Vec nje makine, kalonte rralle…
Prisnim gjithmone, ti vareshim prapa
“Zukut” te druve, nje gerdalle

“Mall bulevardi” per nje tren
Qe gjithmone vonohet, po prape e pres
Te kap nje vend qe nga dritarja
Ne ecje e siper , ne plazh te zbres

“Me ka marre malli” per te dielen
Qe radioposta te me zgjoje
Nje film shqiptar , plot me batuta
“Pune e komisarit , ishte loje!”

Te pres me ankth, “me ka marre malli”
Per ndeshjen derbi, Kuq-Bardheblu
S’ka gje po humbem kampionatin…
Mjafton qe sot tu japim “dru”

“Me ka marre malli” per nje teater
Per dy bileta gjetur me mik
Per nje artist qe nuk jeton me
Per pakez Breht, pakez Shekspir

Mall kam per fqinjin qe rrinte poshte nesh
Qe cesmen hapur, shpesh ja harroja
Edhe kur mbesja per nje dore kripe
Ne mes te nates mund ta zgjoja

“Me ka marre malli” per nje top te shpuar…
Qe shpesh na ngecte ne tarrace
Nje kanatiere e bardhe pa menge
Me boje kepuce, numrin “shtate”

“Me ka marre malli” qe “te gjuaj”
E “ti bej naften” nje dite mesimi
Te bej nje xhiro nga gjimnazet
Nga “Qemal Stafa” te “Petro Nini”

“Me ka marre malli” per nje vajze..
Diku ka humbur neper bote
Ndoshta se njoh ,kur ta takoj,
Per te kam ruajtur nje pikez lot…

“Me ka marre malli” per nje kitare
Dore me dore, pak e stonuar
Kur kthehej prape, ajo ishte care
Te gjithe e donin, ish e bekuar

“Me ka marre malli” per nje burre te vjeter
shtynte ngadale nje karroce dore
Nuk eshte “Ai” i kenges se Battistit
Megjithese therret …”Akullore”

“Me ka marre malli” te mbyll xhiron
Nga hotel “Peza” te Universiteti
Do me bjene kembet, kot do ti lodh,
S’do gjej fytyra te ketij qyteti …

Pandi Laço