Kush po shtrembëron historinë?

0
265

Agim Vuniqi
Në terma ideologjike, në aspektin e të menduarit në stereotipe të Luftës së Ftohtë, udhëheqja serbo-jugosllave ishte një aleat i natyrshëm i perëndimit. Lufta e Kosoves nderroi qendrat e interesit global. Mentaliteti i serbit të zakonshëm nuk kishte ndryshuar, edhepse bota kishte ndërruar, nuk mund të shitej më rrena e mbështjellur në cellofan, interneti ndryshoi botën, por edhe atë të botëkuptimt stereotip për shtetin, që kishte të drejtën ekskluzive të bëjë çfarë do me qytetarin. Demokracia amerikane ishte jo vetëm një dritë në tunel për popujt e kolonizuar, por shembulli i saj kushtetues i shtetit, i plotësuar me 10 amandamentet e "Bill of Rights" e bënte më të qartë raportin e qeverisë me qytetarët, vet e drejta për të bartur armë sfidonte shtetin dhe intitucionet e tij, as të mos përpiqet të abuzojë dikush me të drejtat qytetare dhe të shkelë pragun e derës pa leje të gjykatës, ata sfiduan kolonët anglezë por edhe i luftuan dhe i fituan në luftë të pabarabartë, jo vetëm anglezët, por edhe spajollët dhe franqezët, ata krahas luftës u përgatitën për paqe, ishte pra një simbolikë e fuqisë jo vetëm e luftes por edhe e votës, edhe e pronës private, askush nuk kishte të drejtë të uzurponte me të drejtën formale të pronës.
Serbia në këtë aspkt e kishte tërë aparatin të kriminalizuar dhe të korruptuar, qytetarëve shqiptarë ua kishte bërë të pamundur mbrojtjen fizike, prandaj ishte shtuar rreziku për asgjësim, këtë e kishte kuptuar rinia, por edhe UÇK-ja si forcë e vetme vetëmbrojtëse, është tjetër gjë të thuhet se ka pasur edhe formacione tjera ushtarake si FARK-u psh., i cili mbështetej financiarisht nga qeveria e reduktuar në dy tre vetë, nuk kishte një plan të mëhershëm që kishte përkrahje politike, realiteti në terren dhe zhvillimet e reja të izolimit total të zonave rurale, por edhe të lëvizjeve të popullatës kishte krijuar zona të mbipopulluara, edhe për shkak të homogjenitetit të brendshëm solidar, politika kishte mbetur e humbur para një situate të tillë. Kishte përpjekje të kontaktit të liderëve politikë me popullatën në zonat e rrethuara, dhe lëvizjet që bënin liderët duhej të harmonizoheshin me vendimet politike të Serbisë, ajo pra kontrollonte çdo lëvizje. Dështimi i parë i përpjekjeve për të bërë plane dhe lista e profesionistëve të luftës, shkoi huq, bile u tregua e rrezikshme, meqenëse shumë nga organizatorët e luftës "me letra" ishin burgosur, me burgosjen e tyre ata i zbuluan edhe listat, të cilat ishin plotësuar nëpër bashkësi lokale, pastaj aty kishte edhe të dhëna të tjera në të cilat kishte çasje pushteti ushtarak serb. Disa prej udhëheqësve u larguan nga vëndi, ata larguan edhe familjet e tyre, por pjesa shumicë e popullatës së aftë për luftë kishte mbetur e evidentuar, pa dashje, apo me qëllim të mirë, nuk e di si, por kështu iu bë një kumbari Serbisë. U pa ashiqare se lufta verbale përbrenda dhe politika e cila shprehej se ishte institucionale, nuk pat asnjë dobi. Populli emocionalisht i lidhur me isntitucionet që kishin legjitimitetin e votës, e cila nuk garantonte asgjë, të zgjedhurit e tyre as nuk ishin të mbrojtur, por as nuk kishin imunitet, ata ishin një grumbull qytetarësh, njejtë si të tjerët, përvecse financoheshin për të edukur popullin si të jetojë më lehtë në kushte robërie, dhe një gjendje e tillë ishte e patolerueshme. U pa sidomos para zbrazjes dhe gjatë zbrazjes së Kosovës, politika kapitulojë dhe pësojë fisako të plotë, ishte pra vështirë të rikthehet besimi në "institucione" të cilat nuk lëvizën asnjë guri nga vendi, e çka duhej të ndodhëte tjetër përpos luftës, dhe kush do ta bënte luftën...? Ata që u paguan afër dy dekada për të bërë këtë dështuan, edhepse veçse kishte filluar grumbullimi finansiar, në emër të një lufte të mundshme qysh në vitin 1991, me formimin e fondit humanitar gjithëkombëtarë...
E ka kënduar bukur poeti i Shqipërisë Etnike, Zeqir Gërvalla në poezinë antologjike:
ZËRI I KOSOVËS PËR LIRI
Anembanë bOtës
u dëgjua
Zëri i Kosovës
si det vale-valë
plot gjëmë e dallgë…
U zgjua rinia
U zgjua burrëria
U zgjua vashëria
hasmit serb i doli për –ballë…
… Së bashku me fushat
Së bashku me malet
Së bashku me fshatrat
Së bashku me qytetet
Së bashku me lumenjt
së bashku me detet…
UÇK-ja u ngrit në këmbë
me qëndrim-guxim e këngë
Popullit: në ballë i doli
Me grykën e pushkës armikut i foli…
E, VENDLINJA THËRRET
E para - në ndihmë iu gjet.
II
Një vdiste në front…
N’popull lindnin njëqind…
UÇK-ja shtohej-forcohej me mijëra shpirtra
çdo ditë…
Bota e kuptoi…
Bota u bind:
se ky popull ( burra-gra-rini-fëmijë )
MË s’duron të jetojë nën robëri
PO gjakon dritë-LIRI…
… Krisma pushkësh ndër beteja
Për FITORE – dritë-Reja…
UÇK-eja po lufton
Mbarë Kosova po ushton
Të gjithë shqiptarët për t’i bashkuar
Nën FLAMURIN KUQ e ZI
Për KOSOVË-ÇAMËRI - SHQIPËRI…
E, VENDLINDJA THËRRET
E para - në ndihmë iu gjet.
III
Po…
Anembanë bOtës
u dëgjua Zëri i Kosovës
porsi deti dallgë-dallgë…
Hapen varre…
Hapen plagë…
Hapen horizonte…
Rihapen varre…
Rihapen plagë…
Rihapen horizonte të Reja…
Në MBROJTJE KOMBËTARE
SHndërrohet UÇK-eja;
Rivarrosen: trimat… dëshmorët… viktimat…
Ringjallen përsëri – feniksë të rinj…
Po, po…
Shërohen plagë
për LIRINË dritëbardhë
që në prag
Ja, ka ardhë…
E, VENDLINDJA THËRRET
Sërish - në ndihmë iu gjet…
IV
… edhe Sot
Anembanë Kosovës…
Jehojnë fushat-kodrat-malet…
Lufta jonë, o dot nuk ndalet:
pa e bërë SHQIPËRINË ETNIKE
me tërë bOtën
të jetë
Mike…
E, VENDLINDJA THËRRET
Dha frytin e vet –
U bë: FOND KOSOVE;
me shqiptarët
Anembanë kësaj bOte
për Sot –
e Mijëvjeçarin e Ri
Për DRITË e (I) L I R I . . .
( Bronx, NY Amerikë
Më 26.VIII. 1999 )
-----------------
Diaspora shqiptare fillojë të dinamizohet, dhe të shtoi kërkesat për të ndryshuar gjendjen, dhe gjendjen mund ta ndryshonte vetëm rrezistenca e armatosur, pra ishin shterur të gjitha mundësitë praktike të politikës së hapur dhe publike, e cila kishte pësuar metamorfozë logjike, si mund të ndërtohej demokracia si i okupuar, dhe pa asnjë të drejtë elementare njerëzore, e përkrahur moralisht nga diplomacia perëndimore, askush nuk kishte provuar të plotësonte kushtin fizik veprimin dhe kundërveprimin, apo për të lëvizur gjërat duhej shkaku, kjo ishte forca, dhe pa te asgjë nuk lëvizëte, ishte krijuar një situatë e ekuilibrit të panatyrshëm, i forcës represive të përditshme dhe i durimit deri në amshim. Jeta kishte humbur kuptimin, e një gjendjeje të paspjegueshme të utopizmit qytetar, si votues, ata nuk kishin hetuar se ishin shndërruar në kufoma të gjalla, pa asnjë të drejtë elementare njerëzore. Mërgata shqiptaro-amerikane, pas marrëveshjes së Daytonit ndërroi kursin, liderët e saj dhe kryeministri, mbetën jashtë dyerëve të Daytonit, nuk ishte më sukses protesta jashtë dyerëve, ku bëheshin marrëveshjet dhe zgjidheshin fatet e shteteve të reja, paça si meny ishte ftohur, duhej tash një motiv i sërishëm por pak më ndryshe, ai i djersës, finansave, gjakut dhe uniformës ushtarake. Diaspora shqiptaro-amerikane u tregua e gatshme, senzibilizoi popullatën që paguhej dy herë në javë me çeqe dhe biznesmenët shqiptarë, djersa e tyre kishte tjetër njësi matëse, dollarin, armatimin e lehtë konvencional dhe uniformën, por edhe emrin disi tjetër, jo më demokraci dhe fraza boshe, por baratalioni Atlantiku dhe lufta, edhe finansimi kishte ndërruar normën, jo më 3 përqind por shumë më shumë, jo më në konton e qeverisë por në fondin "Vendlindja thërret", kontribuesit ishin të njejtë, por grumbulluesit të tjerë, shumë më fleksibil në natyrën e punës, edhe grumbullues, edhe liferues, edhe dërgues të armatimit tej oqeanit, në terrenin e djegur nga luftimet. Fondi "Vendlindja thërret" e kryejti misionin e saj kombëtarë dhe njerëzorë, por a e kryejti qeveria, dhe politika pas lufte për ta, jo asnjëherë. E gjithë ajo armatë aktivistësh u harrua dhe u la pas dore, nuk ishin ata të vetmit, njëjtë ishte vepruar edhe me aktivistët e Fondit të 3 përqindëshit, a e merituan këta këtë harresë, jo asesi! Tash kur po vijnë lajmet nga Kosova e rendeve të gjata të aplikuesëve të benefiteve të luftës, diaspora po frymon më ndryshe, nuk po mallkon, por po ka dhëmbje, kend e financuan dhe për kend luftuan, a ka merituar ajo një përbuzje të skajshme të institucioneve filizë të reja, pse nuk u gjetë në mesin e laureatëve asnjëri nga finansuesit e luftës dhe të paqes, pse nuk u përmend asnjëherë fondi i luftës "vendlindja thërret" dhe administratorët e fondit. Këtë ia ka borgj, shteti, institucionet e shtetit, por edhe qytetarët e Kosovës. Diaspora shqiptaro-amerikane ishte heroike, dha djersën, dha finansat-fondin e luftës "Vendlindja thërret", dha armët, uniformat dhe luftarët e Atlatikut, pra pamëdyshje disapora shqiptaro-amerikane është fituesi moral i luftës, dhe e gjthë ajo armatë njerëzish meriton mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes për kontributin.