ILIR SHAQIRI

0
608

Ilir Shaqiri është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Shkollën fillore e kreu në Turiqec, atë të mesme në Prizren. Studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren dhe Prishtinë. Është magjistruar në degën e Letërsisë me temën “Estetika dhe semiotika”. Ka krijuar mbi 600 këngë në muzikën tonë të lehtë, popullore dhe për fëmijë. Krijues i muzikës në 17 filma dokumentarë. Krijues i muzikës për shfaqjet “Zeka i Zi” dhe “Fizikanët”, në Teatrin Kombëtar. Ka botuar 34 albume muzikore dhe 4 video-albume me këngë. Në vitin 2012, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë boton albumin muzikor me 100 këngë të përzgjedhura. Ka botuar studimin “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë artistike të nënës” 2014. Ka botuar romanin “Tan Temali”, shtëpia botuese Toena, Tiranë 2014. Ka botuar romanin “Lemza e dheut”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë 2016. Është autor i filmit dokumentar “Hapi i çeliktë” 2014. Autor i filmit dokumentar “Zëri i këngëve lapidare” 2017. Autor i skenarit për film të gjatë artistik “Kangjelet” 2016 – 2017. Ka botuar poemën me 1200 vargje “Adem Jashari”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë, 2018. Ka botuar librin me poezi e prozë ITH, shtëpia botuese Toena në Tiranë, 2019. Ka interpretuar në filmin artistik “Vite të rëndësishme” 1997. Ka interpretuar mijëra këngë shqipe, nëpër mijëra koncerte (shumica prej tyre humanitare), nëpër shumë vende të botës ku jetojnë shqiptarët: në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i zi, Greqi, Turqi, Bosnje, Kroaci, Slloveni, Itali, Austri, Zvicër, Gjermani, Çekosllovaki, Belgjikë, Luksemburg, Francë, Holandë, Danimarkë, Angli, Suedi, Norvegji, Finlandë, SHBA, Kanada dhe Australi. Ka qenë drejtues dhe udhëheqës artistik i ansamblit “Drenica” 1983 – 1990. Në vitin 1998, ka mbajtur 109 koncerte nëpër Evropë në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vitin 1999, gjatë luftës çlirimtare është anëtar i Trupës Ushtarake – Artistike, themeluar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.
Është pjesëmarrës i shumë festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e muzikës dhe letërsisë, si: “Festivali i folklorit burimor” Drenicë 1983, 1987. “Festivali i Shoqërive Kulturore” Kaqanik 1984 dhe në Therandë 1985. “Fest-Arb” Shkup 1992. “Festivali i këngës në RTSH” 1992, 1993, 1994. Festivali “Special avard folkmoot USA” Karolinë e Veriut 1994. Festivali “Kënga shqiptare” Prishtinë 1995. “Festivali ballkanik i këngës” Bruksel 2000. “Polifest” Prishtinë 2000. “Nota-Fest” Shkup 2002. “Oda dibrane” Dibër 2002, 2004, 2005. Festivali “Kënga arbëreshe” Kalabri 2017. “Festivali i këngës lirike – epike” Mat 2016, 2018. “Festivali ndërkombëtar i poezisë” Kosovë 2018. “Ditët e Letërsisë Shqipe” SHBA 2016, 2018. Është vlerësuar brenda dhe jashtë vendit me çmimet e jurisë dhe publikut si: “Fest-Arb” në Shkup 1992, “Kënga Shqiptare” në Prishtinë 1995, Festivali ndërkombëtar “Special avard folkmoot USA” në Karolinën e Veriut 1994, “Zambaku i Prizrenit” në Prizren 1996. “Këngëtari emblamatik i Ballkanit” në Bruksel 2000. Është nderuar me “Mirënjohje” nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës 1999. “Mirënjohje” nga Shoqatat e dala nga lufta e Kosovës 2000. “Mirënjohje” nga TMK – Trupat e Mbrojtjes të Kosovës 2002. “Nderi i Odës Dibrane” Dibër 2004.”Nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve” Pukë 2009. “Naim Frashëri i Artë” nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë 2011. “Mirënjohje” nga Batalioni i Forcave Speciale të Shqipërisë 2014. “Medalje” nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë 2014. “Mirënjohje” nga shoqata letrare “Kuvendi” Michigan – SHBA 2016. “Mirënjohje” nga Kryepeshkopi kontinental i arbëreshëve 2017. “Kalorësi i Skënderbeut” nga arbëreshët në Kalabri 2017. “Mirënjohje” nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kosovës 2016.“Qytetar nderi i Bashkisë Mat” 2018.

Ilir Shaqiri është autor i përmbi 400 këngëve të lehta, popullore dhe folklorike. Ai ka marr pjesë në më shumë se 1000 koncerte dhe përmbi 900 prej tyre janë humanitare. Ai jeton dhe punon në Prishtinë në studion e tijë “Iliria”. Ilir Shaqiri ka punuar edhe si redakor ekskluziv ne RTK. Mësimet fillore i ka bërë në Turiqec, ato të mesmet për farmaci në Prizren, të lartat në gjuhë dhe letërsi shqipe në Prizren e Prishtinë. Në vitin 1978 del për herë të parë para publikut në Shtëpinë e kulturës në Prizren. Në vitin 1983 në festivalin “Rapsodet Këndojnë” në Drenicë merr çmimin e parë nga juria profesionale. Në vitin 1984 me Shoqërin Kulturore “Akumulatori” të Mitrovicës në festivalin e Kaqanikut vlerësohët si interpretues i shkëlqyeshëm dhe vokal me ardhmëri të sigurt. Me 1985 së bashku me heroin e sotshëm të kombit shqiptarë Hamëz Jashari ka formuar ansamblin folklorik “Drenica”, dhe të njëjtin ansambël e kanë udhëhequr deri me 1990. Me 1985 në festivalin “Theranda 85” vlersohët për interpretim.

Veprimtaria e tij kreative është përmbledhur në monografinë “Heroizëm dhe Dashuri”, me autor prof. dr. Kudusi Lama, botuar nga LSHK, 2012. Është anëtar të “Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës”. Vokacioni i tij është muzika, proza dhe poezia moderne. Aktualisht është “Mbikëqyrës artistik për programe të veçanta” në Radiotelevizionin e Kosovës. Ka lindur më 12 Qershor 1960 në Burojë, të Drenicës, Kosovë. Mësimet fillore i ka bërë në Turiçec, ato të mesmet për farmaci në Prizren, të lartat në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren e Prishtinë. Eshtë magjistruar në Letërsi Shqipe (Estetikë dhe Semiotikë). Për herë të parë para publikut doli në vitin 1978 në Shtëpinë e kulturës në Prizren. Në vitin 1983 në festivalin “Rapsodët Këndojnë” në Drenicë merr çmimin e parë nga juria profesionale. Me Shoqërinë Kulturore “Akumulatori” të Mitrovicës në festivalin e Kaçanikut, në vitin 1984, vlerësohet si interpretues i shkëlqyeshëm.
Së bashku me heroin e kombit shqiptar Hamëz Jashari në vitin 1985 kanë formuar Ansamblin folklorik “Drenica”, dhe të njëjtin ansambël e kanë udhëhequr deri në vitin 1990. Në festivalin “Theranda 85” vlerësohet për interpretim. Në vitet 1988-1989, mbaroi dy kurse për solokëndim në Tiranë, ndërsa në festivalin “Festarb 1992” në Shkup, festivali i parë ku bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë, ka marr çmimin e parë të publikut. Në vitin 1994, mori pjesë në festivalin ndërkombëtar “Folkmoot USA 1994” në Karolinën e Veriut dhe është nderuar me një çmim special. Në vitin 1995 në festivalin “Kënga Shqiptare” në Prishtinë merr dy çmimet e para, atë të jurisë dhe të publikut, ndërsa në vitin 1997 realizoi filmin televiziv “A.D. – Vite të rëndësishme”, me regjisorin Isa Qosja.

Gjatë vitit 1998 mbajti 109 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë: Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandë dhe Shqipëri. Më 6 mars 1999, si anëtar e Trupës Ushtarake Artistike në kuadër të UCK-së, morri pjesë në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, gjatë luftës kundër pushtuesit serb.

Ka botuar 100 këngë, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë (2012)
Eshtë autor i shumë krijimeve muzikore për filma dokumentarë dhe teatër
Herizëm dhe dashuri, autobiografi nga Gjenerali Kudusi Lama
Ka krijuar dhe interpretuar mbi 600 këngë në frymën e muzikës së lehtë dhe popullore, shqiptare
Ka botuar studimin “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë e nënës” (2014)
Ka botuar romanin “Tan Temali”, me shtëpinë botuese Toena, në Tiranë (2014)
Romanin “Lemza e dheut”, me LSHK, në Prishtinë (2016)
Eshtë skenarist i filmit të gjatë artistik “Kangjelet” (2016 – 2017)
Ka botuar poemën “Adem Jashari” (2018).

DEGJONI KENGEN : DASHURIA QIELLIN KA ÇATI

Mirënjohjet
Mirënjohje nga Ushtria Clirimtare e Kosovës (1999)
Nderi i Odës Dibrane (2006)
Është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”. “Artist i Merituar” (2011)
Mirënjohje nga Batalioni i Forcave Speciale të Shqipërisë (2014)
Medalje nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë (2014)
Kalorësi i Skënderbeut, nga arbëreshët në Kalabri (2017).

Në vitin 1986, Ilir Shaqiri publikon albumin “Djem Petrita Ka Rrit Drenica”.

Në vitin 1989, Ilir Shaqiri publikon albumet “Luma E Kuqe Ka Lidh Bes” dhe “Falë te qoftë gjaku Kosovë”.

Në vitin 1990, Ilir Shaqiri publikon albumin “Prite Prite”.

Në vitin 1990, Ilir Shaqiri publikon albumin “Fjalet E Qiririt” dhe videoprojektin e parë në botën e kulturës shqiptare “Plisat udhëtojnë kah dielli”.

Në vitin 1991, Ilir Shaqiri publikon albumin “Këngë e rrallë” dhe video projektin “kthehu” të gjiruar nga RTSH-Tiranë. Po ne kete vit mbaron dy kurse për solokëndim në Tiranë.

Në vitin 1992, Ilir Shaqiri publikon albumin “Këtu kam folenë” dhe ka marr çmimin e parë të publikut në festivalin “Festarb” 1992 në Shkup, festivali i parë ku bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë.

Në vitin 1993, Ilir Shaqiri publikon albumin “Liri”, dhe videoprojektin “Zëri i atdheut”. Mori pjesë në festivalin e këngës në RTSH me këngën e Naim Gjoshit Udhët e mia.

Në Dhjetor 1994, Ilir Shaqiri merr pjesë në Festivali i 33-të në RTSH me këngën “Jam Evropë”. Po ne kete vit publikon albumin “Tingujt e Zjarrt”.

Në vitin 1995, në festivalin “Kënga Shqiptare” në Prishtinë merr dy çmimet e para atë të jurisë dhe të publikut.

Në vitin 1995, Ilir Shaqiri publikon albumin “E Nesermja Lind Sot”.

Në vitin 1997, Ilir Shaqiri publikon albumet “Tinguj Te Zjarrt” dhe “Kushtrimi I Drenicës”.

Në vitin 1997 realizoi filmin televiziv “A.D-Vite të rëndësishme” me regjizorin Is Qosja.

Në vitin 1998, Ilir Shaqiri publikon albumin “Këtu Shkëlqen Plisi” dhe mbajti 68 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë.

Në vitin 1999, Ilir Shaqiri publikon albumin “Thirrja E Shpirtrave”. Gjithashtu merr pjesë në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, gjat luftës.

Në vitin 1999, Ilir Shaqiri publikon albumin “Çlirimtari”.

Në vitin 2000, Ilir Shaqiri publikon albumin “Garda E Kosoves”.

Në vitin 2001, Ilir Shaqiri publikon albumin “Këngët E Përngritjes”.

Në vitin 2002, Ilir Shaqiri publikon albumin “Bota E Rinise”.

Në vitin 2003, Ilir Shaqiri publikon albumin “Kujdes Lirine”.

Në vitin 2003, Ilir Shaqiri publikon albumin “Ringjalle”.

Në Dhjetor 2005, Ilir Shaqiri merr pjesë në Zhurma Show 2005 me këngën “Dridhe Shkup E Shkoder”.

Në vitin 2004, Ilir Shaqiri publikon albumin “Dridhe Shkup E Shkodër”.

Në vitin 2005, Ilir Shaqiri publikon albumin “Lugina E Dashurisë”.

Në vitin 2007, Ilir Shaqiri publikon albumin “E Di Nje Kenge Per Ty”.

Në Dhjetor 2008, Ilir Shaqiri merr pjesë në Zhurma Show 2008 me këngën “Pavaresia (Erdhi Dita E Pavarsis)”.

Në Nëntor 2009, Ilir Shaqiri merr pjesë në Çelësi Muzikor 3 me këngën “Baladë Për Nënën”.

Në vitin 2009, Ilir Shaqiri publikon albumin “Prane Diellit”.

Më datë 15 Shtator 2012, Ilir Shaqiri publikon videoklipin “Moj Evrop”.

Më datë 19 Nëntor 2012, Enkelejda Arifi, Kastriot Tusha, Ilir Shaqiri, Selami Kolonja & Nikollë Nikprelaj publikojnë videoklipin “Nën Një Flamur Të Pandarë”. Videoklipi u prodhua nga Video Art.

Në vitin 2012, Ilir Shaqiri publikon albumin “Artist I Merituar”.

Më datë 22 Shtator 2013, Ilir Shaqiri publikon videoklipin “Maria”.

Më datë 8 Maj 2014, Ilir Shaqiri publikon videoklipin “S’bahet Darsëm Pa Flamur”.

Më datë 8 Maj 2014, Ilir Shaqiri publikon videoklipin “Priti Skenderbeun”.

Më datë 8 Maj 2014, Ilir Shaqiri publikon videoklipin “Tivari Në Gjamë”.

Më datë 24 Tetor 2014, Ilir Shaqiri publikon videoklipin “Pyete Zemrën”.

Më datë 5 Qershor 2016, Ilir Shaqiri & Nikollë Nikprelaj publikojnë videoklipin “Baladë Per Sali Manin”. Balada është realizuar nga këngëtarët e mirnjohur të trojeve shqiptare Ilir Shaqiri dhe Nikollë Nikprelaj në bashkëpunim me Tv-Blue Sky. Promovimi i këngës baladë kushtuar Sali Manit ishte konceptuar shumë më shumë se një promovim nga Tv-Blue Sky, shoqata kulturore-artistike “Sali Mani” dhe revista “Fjala”, ajo ishte një natë e “gjatë” In Memoriam per artistin e madh që ndonse nuk jeton më fizikisht, jeton vepra dhe kënga e tij e paharruar në perjetsi. Në ketë natë promovuese kishin ardhur dhjetra miq, dashamires, shokë, ish bashkëpuntor, adhurues të kenges e vepres së Sali Manit, kishin ardhur të aferm e familjar të tij, kishte ardhur nga SHBA bashkeshortija e tij Feti Mani, kishte ardhur nga Kosova ku jeton familjarisht djali i tij Artan Sali Mani – ish ushtar (vullnetar) i ushtrisë çlirimtare të Kosoves. Në ketë natë promovuese perveç autorëve të kënges baladë Ilir Shaqiri dhe Nikollë Nikprelaj, kishin ardhur nga Kosova kengëtarja e mirnjohur Mihrije Braha me bashkëshortin e saj kengëtarin Naim Abazi.

Më datë 1 Mars 2018, Ilir Shaqiri & Korab Shaqiri publikojnë videoklipin “Ata U Bënë Dritë”. Muzika e këngës u punua nga Korab Shaqiri, teksti u shkrua nga Ilir Shaqiri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Korab Shaqiri.

Më datë 25 Maj 2018, Ilir Shaqiri publikon videoklipin “Nëse Mundesh”. Muzika e këngës u punua nga Korab Shaqiri, teksti u shkrua nga Rudyard Kipling, ndërsa për orkestrimin u kujdes Korab Shaqiri.

Më datë 10 Nëntor 2018, Arif Vladi, Ilir Shaqiri & Nikolle Nikprelaj publikojnë videoklipin “Kaloresi I Lirise”. Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Ilir Shaqiri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali.

Më datë 7 Prill 2019, Ilir Shaqiri & Arben Krasniqi publikojnë videoklipin “Batalioni Atlantiku”.

Më datë 23 Dhjetor 2019, Ilir Shaqiri publikon videoklipin “Atdheu I Shqiptarëve”.

Më datë 24 Maj 2020, Ilir Shaqiri publikon videoklipin “Trashegimi”. Muzika e këngës u punua nga Naim Gjoshi, ndërsa poezia u shkrua nga Lasgush Poradeci. Një ngushëllim i sinqertë mikut Naim Gjoshi për humbjen e vëllait, ndaj prezantimi i kësaj kënge i dedikohet edhe kujtimit te tij.

Më datë 20 Tetor 2020, Ilir Shaqiri publikon videoklipin “Këngë Për Harun Aliun (Komandant Kushtrimi)”.

Më datë 21 Nëntor 2020, Ilir Shaqiri publikon videoklipin “Ti Shqiperi O Mall I Zjarrte”. Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Ilir Shaqiri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali.

Më datë 16 Shkurt 2021, Ilir Shaqiri & Rina Ramadani publikojnë videoklipin “Kosovë Lule Ne Çdo Plagë”

BURIMI : https://www.teksteshqip.com/