Edi Rama ,“Shqipëria 2021”, e lire, demokratike, me ofertë të re turistike… Bujrum demokracia!

0
266

Tregim futuristik për kalamaj te “ Shqipërisë Etnike”

Agim Vuniqi
Dikur si personazh, tash si një mjet mësimi i dashur i kryministrit shqiptar është luli.  Luli u denoncua më vonë nga Rama si i “shurdhër”, kundërproduktivë, madje edhe mizogjinistë. Megjithatë, pavarësisht nëse e doni apo e urreni Ramën, nuk mund të mohohet që luli i vocërr ka fituar një vend të duhur në histori.
Karakteri i krijuar i kryeministrit Rama është luli, atij i ka kushtuar vëmendje të shtuar që kur “Ramboja”-Ramush Haradinaj i tha në Berlin “s’me ha luci për ty” (ashtu e tha ministri i drejtësisë i Haradinajt, Selimi), thënë te drejten kjo formë e komunikimit intelektual, ngriti në kembe shume lula, me me fat ishin ata te cilet mburreshin me emrin e tyre te vertete, jo atë artistik. Luli mori dhene, Rama luante shpesh me te duke e bere mjet serioz te diplomacise dhe politikes brenda shqiptare. Sa here permendete lulin ngriteshin në kembe te gjithe lulat në shenje respekti, dhe ishin aq te kujdesshem saqe rrinin gatitu, perafersiht ashtu pershendetnin “uçu” (ushtaret çlirimtarë të Ukraines qe luftonin ruset). Bile bile ky teoricient i popullit, doli me një ide që do të ndryshonte fytyrën e shkrim -leximit shqip.
Sipas mendimit të shume analisteve, studentët trupshkurtë do ta kenë të vështirë të lexonin për autorin mendje dritat, edhepse fotoja e tij do te zëvendëson në librat historik, ate të Enverit dhe të Titos, sepse keshtu do te plotësohet standardi gjuhësor si standard i ti qe lidhet me librat standardë për fëmijë, qe si model kane lulin e vocerr. Kështu Rama propozoi një koleksion tregimesh të shkurtra që secila do të prezantonte një grusht fjalë të reja. Dhe – në mënyrë kritike – personazhi i Rames-luli, te cilin e perflet gojarisht, sigurisht do të shfaqet në ilustrime të thjeshta të dizajnuara shkollore për të ndihmuar në lidhjen e një fjale të caktuar me përkufizimin e saj.