Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse!

Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, kanë bllokuar mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme, mbi dyshimin e falsifikimit/tregëtimit pa autorizimet përkatëse.

Organet doganore po vazhdojnë me kryerjen e të gjithë procedurave ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit, në vazhdimësi të angazhimit kundër hyrjes dhe tregëtimit në vendin tonë të produkteve të falsifikuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.

Drejtoria e Përgjithshme, siç ka dëshmuar në aksionet e fundit, garanton se do të veprojë me tolerancë zero ndaj çdo subjekti që kryen shkelje të Kodit Doganor.

Rush Dragu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bvlgari emëron Dua Lipën si ambasadoren e re të markës!

Sun Feb 22 , 2026
Bvlgari ka emëruar Dua Lipën, këngëtaren me origjinë shqiptare, si ambasadoren e re globale të markës. Lajmi është bërë i ditur nga Laura Burdese, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive e Bvlgari-t, e cila theksoi se Dua Lipa mishëron një vizion bashkëkohor të fuqizimit dhe lirisë që përputhet thellësisht me vlerat e shtëpisë prestigjioze italiane […]

You May Like