ALBINA KELMENDI/Fituesja e festivalit 61-te në RTSH.( Kënga fituese)

0
154

Albina Kelmendi është këngëtare e njohur. Një vajzë me edukim muzikor, jo vetëm në aspektin e shkollimit, por edhe në atë familjar. Këngëtarja, e cila vjen nga një familje muzikantësh ka trashëguar prej tyre jo vetëm dëshirën dhe pasionin e madh për muzikë, por edhe një talent të jashtëzakonshëm. Ajo ka ndjekur shkollën e muzikës për klarinetë në Pejë, si dhe sekondar ka instrumentin e pianos. Ajo bashkë me familjen kanë krijuar një bandë muzikore te quajtur “Family Band”.

Në vitin 2014, Albina Kelmendi ishte finaliste në The Voice Of Albania 4. Ajo mori pjesë për të eksploruar se deri ku mund të arrijnë aftësitë e saj vokale në mënyrë që, nëse ecën, të ndërtojë një të ardhme të saj, në botën e muzikës, jo vetëm si klarinetiste, por edhe si vokaliste. Albina është një nga konkurrentet më të denja të “The Voice”, talentshow ku u rendit e dyta dhe u bë e njohur për mbarë publikun shqipfolës. Ky spektakël sigurisht që ishte një trampolinë e mirë për karrierën e re të artistes.

Në Maj 2015, Albina merr pjesë në Top Fest 12 me këngën “Nuk Ka Ma Mire”. Albina ngjitet për herë të parë në skenën e Top Fest me një këngë shumë interesante, e me shumë dëshirë për të pasur sukses.

Më datë 25 Nëntor 2015, Albina Kelmendi publikon videoklipin “Endrren Mos Ma Merr”.

Më datë 30 Korrik 2016, Albina Kelmendi publikon videoklipin “Hera E Pare”.

Në Tetor 2017, Albina Kelmendi merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën “Si N’fillim”.

Më datë 19 Tetor 2018, Albina Kelmendi publikon videoklipin “Ishim”.

Më datë 28 Mars 2019, Albina Kelmendi publikon videoklipin “Nuk E Pranoj”. Teksti i këngës u shkrua nga Kreshnik Avdiu. Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

Më datë 5 Nëntor 2019, Albina Kelmendi publikon videoklipin “Ta Fali Zemra”. Muzika e këngës u punua nga Nexhat Mujovi (Wirusi), teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Nexhat Mujovi (Wirusi). Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

Më datë 5 Maj 2020, Albina Kelmendi publikon videoklipin “Shko”.

Më datë 11 Qershor 2020, Gold AG publikon videoklipin “Prishtina”, në bashkëpunim me Albina Kelmendin. Muzika e këngës u punua nga Gold AG & Kreshnik Avdiu, ndërsa teksti u shkrua nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga MProduction, ndërsa produksioni audio u realizua nga Genc Prelvukaj.

Më datë 11 Korrik 2020, Taulant publikon videoklipin “Nje Takim”, në bashkëpunim me Albinën. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kreshnik Avdiu. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Në vitin 2020, Albina Kelmendi publikon albumin “Hajredin Pasha”.

Në vitin 2020, Taulant Bajraliu & Albina Kelmendi publikojnë albumin “Ta Fali Zemra”.

Më datë 24 Shtator 2020, Albina & Labi publikojnë videoklipin “Hallakam”. Muzika e këngës u punua nga Valon Biba.

Më datë 1 Korrik 2021, Albina Kelmendi publikon videoklipin “Vullkan”. Muzika e këngës u punua nga Big Deal Records, ndërsa teksti u shkrua nga Anxhelo Koci & Endrit Mumajesi. Produksioni audio u realizua nga Big Deal Records.

Më datë 30 Shtator 2021, Albina Kelmendi publikon videoklipin “Zot Mos E Bo”. Muzika e këngës u punua nga Armend Rexhepagiqi, ndërsa teksti u shkrua nga Aida Baraku. Produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.

Më datë 13 Nëntor 2021, Albina Kelmendi publikon videoklipin “E Kom Prej Teje”. Muzika e këngës u punua nga Armend Rexhepagiqi, ndërsa teksti u shkrua nga Aida Baraku. Produksioni audio u realizua nga Big Deal Records.

Më datë 16 Dhjetor 2021, Albina publikon videoklipin “Pa Mu”. Produksioni audio u realizua nga Bini Nebihu.

Më datë 26 Shkurt 2022, Albina publikon videoklipin “Jetoj Me Shprese”. Produksioni audio u realizua nga Vullnet Ibraimi.

Në Dhjetor 2022, Albina Kelmendi merr pjesë në Festivalin e 61-të në RTSH me këngën “Duje”.

Më datë 11 Nëntor 2022, Albina Kelmendi publikon videoklipin “Nane Moj Kom Gabu”. Muzika e këngës u punua nga Armend Rexhepagiqi, teksti u shkrua nga Aida Baraku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Fatjon Miftari.

Më datë 10 Dhjetor 2022, Albina Kelmendi publikon videoklipin “Syte E Tu”. Teksti i këngës u përgatit nga Aida Baraku, teksa për arranzhimin u kujdes Fatjon Miftari. Produksioni audio u realizua nga Armend Rexhepagiqi.

BURIMI: TEKSTESHQIP.COM
KENGA FITUESE