“ANJA”, e Ahmet Prençit një libër me vlera që ja kalon famës në rang kombëtar, sjell në lëvrim të historisë…

0
568

Nga Sehit Beluli

“Mon Père personne importante”/ Babai im person i rendesishem.
Per personazhin kryesor te romanit “ANJA” do te zgjidhja keto fjale te shprehura nga vete i biri , per te portretizuar figuren e spikatur te Anton Hiles , si nje personazh i permbushur me te gjitha virtytet njerezore : si ato te jetes intelektuale , profesionale , shoqerore , humane e miqesore.
Autori i romanit “ANJA” z. Ahmet Prençi na sjell ne duar nje liber me vlera qe ja kalon fames ne rang kombetar, sjell ne levrim te historise pontecialin e larte te inteligjences shqiptare ku me dy personazhe perfaqeson themelin e lirise , kultures dhe moralit te shendoshe tek shqiptaret , duke hedhur drite edhe tej larg neper antikitet te traditave , riteve e zakoneve iliro pellazge te peraferta keto njesoj si tradita dhe kultura e antikitetit Hebre….shih fq – 40.
Personazhi Anton Hila duke jetuar edhe periudhen e postkomuniznit ne detyra te larta e vepra te rendesishme hidro-energjitike nxjer ne pah edhe paradokset e idealist komunist per menyren se si e trajtonin familjen shqiptare pushtetaret e atehrshem me slloganin “perça e sundo” te diktatorit….. shih fq – 101
Duke u thelluar ne leximin e librit dashuria eshte baza qe ruan konturet e saj magjik ne të
Puthja eshte magjia e dashurise qe zbulon emocionet.
Dashuria dhe renia e plote ne prehrin e saj me puthje plot pasion erotik e ben me terheqes kete liber kaq te mire-punuar dhe redaktuar bukur nga z Shefqet Meko , duke na e sjelle te gjalle deri ne dore te ne lexuesve.
Puthja nuk mbyll shtigje por hap dy qiej dhe krijon nje univers te bukur te pa ane e fund plot shkelqim e miresi – thote autori i futur thelle ne mendjen e personazhit misterioz , por mjaft inteligjent… shih fq – 159-185
Anja kjo femer Parisiene gjysem shqiptare e gjysem franceze e me nje gen te larget irlandezie eshte nje gershetim gjaku hyjnor dhe nje komplentim vlerash e traditash , mes tradicionales dhe modernes , shpaloset me nje karakter te forte e te vendosur si dhe korrekte ne ate çka don te dhuroje e ne ate çka don te marre.
Del nje perfeksionim vlerash e karakteresh , passionesh e deshirash nga ku u ngjiz nje dashuri qe nuk u shua kurre,fryt i se ciles ishte dhe trashegimtari aq shume i deshiruar prej te dyve.
Kjo dashuri e madhe u be edhe motivi per te mbijetuar kohes , “Dashuri parajse” mendonte Anja dhe Antoni , dashuri parajse , nje filozofi mbi filozofi qe i ka rrenjet tek Ndjenja.
Dashuri qe do te mbijetonte kohes sepse ngjizi ne dy Krijesa te veçanta prer per njeri tjetrin ne mendime veprime e sjellje… shih fq – 197
Anja kjo femer moderne qe e çmonte kohen , privatesine dhe projektet njerezore kishte perball Antonin njeriun e veprave te medhaja , te urtin,plot kulture dhe miresjellje ndaj femres jetes e kohes ne teresi.
Gjithashtu aty mer vlere , shkelqen , ka kuptim dhe madheshti nje dashuri gati-gati hyjnore , si ne legjenda por jooo – ishte nje realitet i bukur dhe i mire ruajtur nga keta dy kolose te kultures shqiptare , qe dinjitetin e ruanin ne menyre reciproke , plot kujdes , duke i dhene rendesi konceptit te sakrifices per Familje.
Sakrifice te cilen Anja e ruajti deri ne fund me dinjitet…shih fq – 202 , 295-296
Ky liber Perle i punuar e redaktuar me mjeshtri nga duart dhe mendja e arte e autorit Ahmet Prenci nga sot ze nje vend te veçante ne mendjen time , ne Biblioteken time familjare dhe jam i sigurt qe eshte nje prurje e re e mjaft e bukur ne rrafshin kombetar.
Urime poet e shkrimtar Ahmet Prenci dhe suksese ne krijimtari te tjera.
dt-18/09/2020 ne Vlore Albania