MBASI KENI ZONJEN YURI ME VETE ÇFARE JU DUHEN TE PRIMARES ?!

0
396

Rush Dragu

Gjoja në emer të Amerikes Lulzim Basha dhe keta Lulistet që i shkojnë të njejtit avaz  mbrapa perjashtuan Dr.Berishen nga Partia Demokratike e cila me të gjitha format e saj është krijese vetëm e tij.

Pa asnje dyshim me atë veprim ata e përçanë PD, për interes të tyre,të Edi Rames apo edhe të  Yuri Kim e cila gjatë gjithe ketij mandati diplomatik në Tiranë i ngjanë një diplomate autodidakte pa asnjë sjellje që i ka hijë institucionit që i sherben dhe supershtetit që perfaqëson.

Përjashtuan Sali Berishen dhe mënduan se do të mbretrojnë në fronin e perjetshem të drejtimit të PD-se nga opozita,mjafton që të regullojnë punet e veta,bizneset e veta dhe  të vënë pasuri nga “lemosha” që do tu jepte herë pas here Edi Rama.

Dhe të gjithë ketë maskarade në dem të pluralizmit gjoja e bënin në emër të Departmentit të Shtetit !!! Pika që su bije më gjithë ketë propogande banale që lehin çdo natë nepër televizionet e shqiperise.

Mjafton të shikosh nepër rrjetet sociale fotografitë së shumti më gjëndje zgerdhimje të Zonjes Yuri Kim me pjesë të pushtettit të Rilindjes dhe menjëhere do të kuptosh se çfare niveli ka zyrtarja e Rruges Elbasanit.Nuk është çudi mbasi amerika është  e madhe dhe ka të gjitha nivelet dhe të gjitha format e intelektualit e aq me teper nuk mund të investoj për nivele më shume së sa Zonja Yuri mbasi një shtet si Shqiperia me shume së 80% e kongresit dhe senatit amerikan nuk e dinë se ku ndodhet në harten e botës.

Me gjithë ketë përbaltosje nga grupi i Yurit-Bashes-Alibeaj që kanë berë ndaj PD-se dhe Sali Berishes do të ishte tradhetia më e madhe që do ti behej elektoratit tashme të ringritur të PD-se po tu zgjatej dora për ti shpetuar nga dhumi ku kanë rënë grupi i Braves dhe Vules

Atë që Sali Berisha e ringriti nga 9 shtatori 2021 e deri sot do të ishte krimi më i madh që do ti bëntë PD-se dhe karrieres së tij politike n.q.s do të binte në batakun e atyre që tashme kanë humbë gjithçka përveç vules që nuk vlen asgje

Kandidatet e dalun me system dhe model 100% amerikan nuk i voton as Edi Rama as Yuri Kim as vete amerikanet (perjashto shqiptaro-amerikanet) as amabasada e as kancelarite e Evropes por shqiptaret.I votojne ata që kanë nevoje për ndryshim dhe rrotacion pushteti.I votojne ata që deshirojne dhe aspirojnë për pluralizem mendimi dhe veprimi,prandaj FUSHA E BETEJES ESHTE E HAPUR,LE TE PROVOJNE FORCAT “GRUPI I BRAVES DHE VULES”

Mund të na ndiqni edhe në  www.AlbDreams.Net