Fred Sterkaj,kandidat për Kryetar të PD-se Malësi e Madhe nuk terhiqet nga gara

0
296

Në statusin e Tij në Facebook,kandidati për Kryetar i PD-se së Malësise së Madhe i cili ka garuar ditën e hënë me 25 prill 2022, ka sqaruar për ngjarjen dhe anullimin e procesit zgjedhor dhe thotë se është i vëndosur ta vazhdojnë garen simbas udhezimeve të Keshillit të Rithemelimit të PD-se,për bashkimin e PD dhe për të sjell PD si force të pare politike në Malësi të Madhe. Në stataus ai shkruan:

” Miq të nderuar demokratë!

U përfshiva në garë për kryetar të PD-së Malësi e Madhe, për t’u kthyer mbështetjen që më keni dhanë ndër vite. Në pamundësi për t’ju takuar të gjithëve, ju falenderoj përzemërsisht për mbështetjen dhe përfshirjen në procesin e Rithemelimit të PD-së!
Patjetër, një falenderim kam edhe për kandidatët rivalë që u përfshinë në garë, por duke sqaruar demokratët dhe mbarë malësorët që shkaku i mosmbarëvajtjes së procesi besoj se është bërë i qartë nga të gjithë.
Në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihemi apo të biem pre e shprehjes: Shpif, shpif se diçka mbetet, por kandidatët në garë duhet të ishin treguar më të aftë politikisht për të përballuar dhe mbështetur garën deri në fund.
Prandaj u premtoj demokratëve se kjo na ka bashkuar dhe na ka motivuar për ta çuar deri në fund me rregull dhe transparencë procesin e shumënevojshëm të bashkimit të demokratëve.
Të jemi të gjithë të qartë, sidomos ne kandidatët: Ma i randsishmëm është procesi se kryetari! Gara vazhdon per te miren e PD -se dhe bashkimin e demokrateve!”
Sqarojme se në gare janë edhe Mimoza Rexhvelaj dhe Isa Ramaj.
Më parë Fred Sterkaj ka qënë Kryetar i PD-se Malësi e Madhe në vitet 1999-2013
Kryetar i Komunes Shkrel 2003-2015 dhe Nenkryetar i Qarkut Shkoder 2000-2003