Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën, epiqendra në Shtërpcë

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Shtërpcës.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 22:05:08 me kohë lokale, në thellësi prej rreth 10 kilometrash. Tërmeti është ndjerë në disa rajone të vendit, si dhe në rajonin veriperëndimor të Ballkanit.

Autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme materiale, ndërsa qytetarët kanë raportuar se lëkundjet janë ndier dukshëm në disa qytete.

Institucionet përkatëse kanë bërë thirrje për qetësi dhe kanë theksuar se situata po monitorohet, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet e sigurisë në raste tërmetesh. /Telegrafi/

Kushtrim Azemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Mes komunizmit shqiptar dhe atij jugosllav, si u vra Emin Duraku më 1942! Të panjohurat e 4 dhjetorit

Wed Feb 11 , 2026
Emin Duraku lindi më 1918 në Gjakovë, ku kreu shkollën fillore në vendlindje. Ishte veprimtar, organizator dhe partizan i rezistencës antifashiste në Shqipëri dhe ishJugosllavi dhe “Hero i Popullit” pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1932 së bashku me disa shokë kalojnë kufirin ilegalisht dhe shkojnë në Shqipëri, me […]

You May Like